Alimehmeti-socialistëve: Nga shkurti në maj bëhen tre muaj, por për ju vendos Rama

Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Titanës, mjeku Ilir Alimehmeti, tha në mbledhjen e sotme kur pritet propozimi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, tha se këshilltarët socialistë duhet të mbajnë pjesën e përgjegjësisë që u takon për ato që i quajti aferat e kryera nga Veliaj, përgjatë më shumë se 2 mandateve.

“Është e vërtetë që disa prej jush me zor po presin që kjo mbledhje të mbyllet. Ka qenë gjithmonë përpjekjet e opozitës vënies para përgjegjësisë të kryetarit të bashkisë, për aferat. Ai në vetë nuk i ka bërë këto zgjedhje, bashkë me ju i kanë bërë, ju i aprovonit vjedhjet, incineratorin. Te shtëpia ime 3 muaj bëjnë nga shkurti në maj, te shtëpia juaj bëjnë kur thotë kryeministri. Shkruat ju për të pripytetuar para SPAK-ut për arrestimin e tij, shkruat ju për të kundërshtuar shkresat tona. Ju e bëtë këtë veprim pasi u shpreh kryeministri, në shkelje të qartë të autonomisë vendore”,- tha ndër të tjera Alimehmeti. m.p.