Nga Fejzo Subashi
Në këtë fillim viti mësimor, më në fund erdhi një vendim i drejtë , i duhur dhe i domosdoshëm i Qeveria Rama. Ky vendim synon dhe ka lidhje me staturën, nivelin, performancën e standardit të mësuesve. Kjo jo vetëm në lidhje me përgatitjen dhe në dije, por edhe në imazhin, paraqitje dhe statur e tij/a. Qeveria Rama mori një vendim të drejtë që synon: që mësuesit të jenë figura dinjitoze, jo karikatura të shembjes morale. Dhe vërtet, sot sheh një mësuese që të mbush me respekt: veshje të thjeshta, Sot ndjehesh mirë, jo vetëm si prind, por edhe si qytetar, kur sheh mësueset në shkollë me paraqitjen dhe prezencën e tyre. Veshur thjesht, me shije, me dinjitet, të cilat tregojnë kulturë dhe fisnikëri. Rrezatojnë cilësi dhe vlera në lidhe me staturën, performancën dhe rolin e mësuesit/s. Jep besim dhe garanci për fëmijën tënd. Jep shpresë për qytetarin për vendin. Jep siguri të madhe se, edukimi nuk është tallje, por mision i madh jo vetëm për të afërmin, apo prindin, por për shoqërinë, të ardhmen e nesërme të Vendit.
Por ky vendin , a është i arrirë , a ikin sikletet dhe stresi për fëmijën vetëm besimin te vendimi dhe zbatimi i tij nga armata e mësuesve? Absolutisht jo! Sepse sapo del jashtë oborrit, realiteti të përplas si shuplakë një panoramë që lë shumë për të dëshiruar. Oborri e shkollës e shikon se është kthyer në podium vulgariteti. E çfarë vlere ka ky vendim, kur mësuesja përpiqet të ngjallë respekt, të jap imazh me shpresë dhe besim, ndërsa oborri i shkollës është kthyer në pasarelë turpi, ku është pështirë t’iu thuash parcela, apo pasarelë mode! Këtu vendimi, jo vetëm që nuk e arrin pritshmërinë, pot dështon.
E turpëshme kur shkon të çosh fëmijën në shkollë, apo kur i merr nga shkolla dhe përballesh me një realitet tjetër, ku shef: Jo vetëm prindër model e të përkushtuar dhe që japin shembull për shoqërinë, fatkeqësisht, sheh prindër me statusin e nënës, hallës, motrës, tezes apo kushërirën , të zhveshura sikur kanë dalë nga një klub nate e jo nga shtëpia për të marrë fëmijën. I shef me; Bythët jashtë. Barku jashtë. Gjoksi jashtë. Jo thjesht dekolte, por një zhveshje pa asnjë veshje në trup. Ky është një turp dhe çmëndur shqiptari, jo qasje dhe sjellje prindi. Aq më pak prind i denjë e prind Shqiptar. Mësuesi mundohet të mësojë fëmijën kulturë, ndërsa prindi i sheh sy më sy dhe i jep modelin e kundërt: “Lakuriq bëhesh më e lakmuar, jo më e respektuar, aq më pak me dije”. Dhe fatkeqësisht fëmija mëson më shumë nga imazhi i së keqes, sesa nga libri i së mirës. Pra, ç’vlerë ka një vendim i qeverisë kur shoqëria është zhveshur nga çdo dinjitet? Si mund të ngrihet një brez i shëndoshë, kur prindi jep shembullin e prostitucionit moral? Dhe a mund të presim që shkolla të shpëtojë fëmijët, kur familja i dorëzon te dera e saj me turpin në duar?
Me këtë vendin të Qeverisë Rama menduan se; prindërit dhe shoqëria jonë shpëtoj nga ekzeplar të modeleve të këqija të një mësuesi, si dhe mësuesit shpëtuan nga banaliteti i dikurshëm, por fatkeqësisht fëmijët tanë nuk po shpëtojnë dot nga imazhet e së keqes. Nga modelet e degraduara, nga prindër dhe të afërm mediokër, të pa papërgjegjshëm. Nga prindër e të afërm që më shumë ngjasojnl me ata të rrugës. Me prindër dhe të afërm, të cilët e mbajnë veten për moderne, apo si pjesa moderne e komunitetit, por në realit janë llumbi i shoqërisë. Prindër dhe të afërm, të cilat japin një mësim më të keq të mundshëm, më të keq se çfarp mund të jap çdo libër apo art i kësaj gjinie për dështim i një shkolle.
Në këtë realitet, çfarë vlere ka një vendim qeverie sado i mirë e domosdoshëm qoftë, kur shoqëria vetë është në dështim? Si do të bëhet edukimi i brezit të ri, kur mësuesja predikon etikë, ndërsa prindi jep shembullin e kundërt? Dhe kush e mban përgjegjësinë për këtë absurditet të përditshëm shqiptar? Një absurditet që i ka pasojat, si për këta e këto mostra prindërish dhe të afërmish, por dhe për shoqërinë. Ku më e keqja, kur nesër fëmijët nuk do jen ata që duan dhe dëshirojnë këta mostra prindrish dhe të afërmish, ata do ja lënë fajin Qeverisë dhe Shtetit.
Kështu që sa do vendime të mira të marrë një qeveri, kur ndeshen dhe përballen me çudirat e tilla, ato jo vetëm që humbasin misionin, por dështojnë.