Sherr për Kongresin e Përmetit, historiani publikon foton që hap debat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka nxitur “sherr” me ndjekësit e tij për një koment dhe një foto që ka publikuar në Facebook lidhur me Kongresin e Përmetit.

Dervishi shkruan se kongresi “historik” i Përmetit është bërë me udhëzimeve të shokëve Melladin e Dushan, nën modelin e AVNO-jit (KANÇ-i jugosllav) dhe porosive të shokut Tito.

Historiani deklaron me ironi se shokët Rustem dhe Odhise duhet të vënë në vend emrin e shokut Tito të cilin me siguri “fashistët” apo ballisto-zogistët e kanë hequr.

Në foton e publikuar, historiani sqaron që është foto e vetme që gjendet në arkivin e Ministrisë së Brendshme.

Në njërin krah të portës është vizatuar imazhi i Enverit dhe në krahun tjetër ai i Titos. Fotoja është shumë domethënëse.

Ndërkohë ka nga ata komentues që thonë së kongresi Përmetit është një nga kuvendet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë,

 “Kongresi Permetit, nje nga Kuvendet me te rendesishme ne Historine e Shqiperise..”

Por ka dhe të tjerë që hyjnë në debat më datën e mbajtjes së Kongresit.

Halit Aga shkruan se “Sipas nje studiusi Permeti ishte djeg 3 here nga gjermanet
Mirepo kur pashe nje pllakat vare ne mur atje iahte shkruar
23 SHTATOR 1943 U ÇLIRUA PERMETI PRA AKOMA SKISHTE ARDHE GJERMANI GJITHSESI MBASE KANE BERE GABIM NE SHKRIMIN E TABELES PROFESOR? TE LUTEM ME NDIHMO SE UNE NUK GJEJ RAHAT ME KESI SAJESASH FALEMNDERIT”

Ndërkohë, Gjergji Thanasi shkruan se ” Gjeneral Chiminello ne mengjesin e 9 shtatorit 1943 urdheroi evakuiminn e Permetit. Kol. Gigante shefi is shtabit te divizionit shkoi nga Citta Militare di Gerhoti ne Permet per te komanduar regjimentin italian gjate evakuimit. Italianet evakuan cdo material, qe mund te transportonin dhe dogjen cdo material kazermimi, qe nuk mund te evakuohej. Ŕreth ores 10 te mengjesit te 10 shtatorit kolona e Permetit u bashkua me garnizomin e Kelcyres dhe vazhdoi per ne Gjirokaster. Pra partizanet qenkan kujtuar te clirojne permetin 13 dite pasi italianet u larguan nga Permeti. Durresin e cliruan me 14 nentor 1944 dy dite pasi gjermani i fundit ishte larguar nga qyteti drejt pikembeshtetjes se Vores dhe asaj te Ures se Zezes. Humor partizan!!!!

Por ka dhe nga ata që bëjnë në paralelizëm me situatën e sotme, duke i krahasuar me Ramën dhe Vuçiç, ja çfarë shkruajnë:

Të fundit

40-vjeçari Luka Modric mbërrin në Milano, fjalët e tij të para janë super emocionuese

Pas 13 vitesh ku mbajti veshur fanellën e Los Blancos, Luka Modric vendosi të transferohet në kampionatin Italian te...

Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të...

Aksident në aksin Elbasan – Ish-Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Ish Metalurgji. Sipas burimeve për media, një automjet ka përplasur një...

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndaloi...

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik. Prej disa ditësh, nuk...

Lajme të tjera

Web TV