Këshilli i Diasporës: Zgjedhjet 2021, tё sigurohet vota e emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kёshilli Koordinues i Diasporёs kёrkon tё sigurohet edhe vota e emigrantёve nё zgjedhjet e ardhshme tё 2021-shit. Nёse kjo nuk ndodh, KKD-ja do tё rikonsiderojё marrёdhёniet e saj me qeverinё aktuale.

Nga Leonard Veizi

Ata kërkojnë që në zgjedhjet e vitit 2021 të sigurohet vota e emigrantëve. Dhe kjo kërkesë ka ardhur si domosdoshmëri, për t’u marrë parasysh dhe vota e tyre, pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Në këtë mënyrë, Kёshilli Koordinues i Diasporёs ka reaguar pas shembjes sё godinës së Teatrit, duke e cilësuar si tё pakuptimtё dhe tё papranueshëm vendimin e marrë nga qeveria nё njё çat pandemie. KKD-ja thotё se pёr kёtё vendim duhej tё merrej dhe mendimi i diasporёs, prandaj ata kёrkojnё qё tё sigurohet edhe vota e emigrantёve nё zgjedhjet e ardhshme tё 2021-shit. Nёse kjo nuk ndodh, KKD-ja do tё rikonsiderojё marrёdhёniet e saj me qeverinё aktuale.

Deklarata

KKD thotë se është një institucion qё ka pёr detyrё tё pёrfaqёsojё interesat e diasporёs dhe tё jetё njё urё lidhёse me institucionet e vendlindjes. Duke respektuar këtë mision, KKD-ja shprehet se ёshtё duke ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit nё Shqipёri. KKD-ja konsideron se respektimi i tё drejtave tё shtetasve shqiptarë̈ dhe i parimeve tё demokracisë̈ ёshtё njё pёrgjegjёsi thelbësore pёr shtetin shqiptar nё rrugёn drejt antarёsimit nё Unionin Evropian.

“KKD ka ndjekur me shqetёsim tё veҫantё situatёn e krijuar nga shеembja e godinёs sё Teatrit Kombёtar. Mёnyra dhe momenti qё u zgjodh nga qeveria pёr tё prishur godinёn, shoqёruar me arrogancёn kundёr atyre me mendim ndryshe, na shqetёson, pasi vihet seriozisht në diskutim e ardhmja e Shqipёrisë si njё shtet demokratik. Është e pakuptueshme se si nё ҫastet e rёnda tё pandemisё, një nga prioritetet e qeverisё ishte prishja e Teatrit Kombёtar”, thuhet në deklaratën e Kёshillit Koordinues të Diasporёs.

Më tej ky Këshill shprehet se shoqёria shqiptare nё kёtё periudhë të paprecedentë ka nevojё pёr qetёsi dhe unitet dhe jo për veprime tё nxituara e konflikte të panevojsheme. Pёr mё shumё, – thuhet në deklaratë, – dhuna e ushtruar nga forcat e rendit kundёr protestueve, ditën e shembjes sё Teatrit Kombёtar, duhet analizuar si akt i shёmtuar dhe aspak demokratik. “KKD-ja, edhe pse i miratuar nga qeveria e Shqipёrisё, ёshtё institucion i pavarur.

Lexo edhe :  Ankth te socialistët, pse Rama nuk jep datë për "qeverinë e re"?

Shumё prej nesh ndodhen larg atdheut jo vetёm si pasojё e zgjedhjes individuale, por edhe e trajtimeve megalomane dhe shpesh hakmarrёse të qeverive tё ndryshme. Dhe kjo për vendin tonë ka qenë me kosto të lartë, sidomos intelektuale. Ne dёnojmё pa asnjё rezervё veprimet e qeverisë̈ pёr shеmbjen e Teatrit Kombëtar, mungesёn e transparencёs, shkeljet ligjore, dhe nxitimin nё marrjen e vendimeve. Ndёrkohё, u bёjmё thirrje forcave politike nё Shqipёri qё tё zhvillojnë̈ dialogun dhe jo arrogancёn e treguar deri tani. Bёjmё thirrje tё ndalet menjëherё ndjekja penale kundёr personave tё arrestuar e dhunuar nё protestёn e datёs 17 maj, ndjekja penale ndoshta duhet rezervuar pёr ata qё urdhёruan shembjen dhe ushtruan dhunёn”, shprehet në deklaratën e tij Kёshilli Koordinues i Diasporёs.

Transparenca

KKD shprehet se e konsideron thelbёsore transparencёn dhe respektin e ligjit nё procesin e vendimmarrjeve tё qeverisё dhe distancohet nga veprimet e nxituara që karakterizohen nga mungesa e dialogut dhe mosrespektimi i institucioneve tё drejtёsisё. Më tej deklarata vazhdon: “Kërkojmë nga ekzekutivi qё e drejta e popullit pёr protesta tё respektohet dhe qё forcat e rendit tё veprojnё vetëm konform ligjit.

Ngjarje tё tilla, me karakter tё rrezikshёm pёr demokracinё e vendit, e bёjnё edhe mё urgjente marrjen e mendimit tё diasporёs nё qeverisjen e vendit. E drejta e votёs sё shtetasve shqiptarё nё diasporё ёshtё njё e drejtё e garantuar me Kushtetutё, por qё vazhdon tё mohohet.

KKD-ja e konsideron jetike pёr demokracinё nё Shqipёri qё kjo e drejtё thelbёsore t’iu mundёsohet shtetasve shqiptarё nё diasporё dhe i kёrkon shtetit shqiptar dhe të gjitha partive politike tё ndёrmarrin tё gjitha veprimet e duhura dhe tё parashikuara me ligj, qё diasporёs t’i garantohet pjesёmarrja nё zgjedhjet e planifikuara pёr vitin 2021. Ështё detyrё e parlamentit t’i sigurojё diasporёs tё drejtёn kushtetuese pёr tё votuar ose diaspora do tё ri-konsiderojё marrёdhёniet e saj me qeverinë e vendit amё”.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV