Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 7 të përfshirëve

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e anëtarëve të grupit kriminal të përfshirë në grabitjen e Rinasit në Prill të vitit 2019, ku u grabitën 4.6 milionë euro. Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO me 122 vite burg në total për 7 personat e përfshirë.

Klement Çala u dënua me 20 vite burg. 6 të tjerët, Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli dhe Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, GJKKO ka dhënë nga 17 vite burg për secilin./e.t