Kinematë virtuale në kohën e pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kinematë kanë mbyllur dyert e tyre për publikun për shkak të krizës së Covid -19. Për të kompensuar humbjet, disa prej tyre janë bashkuar me kompanitë e transmetimit të filmave në internet dhe kanë krijuar platforma në të cilat mund të shikohen virtualisht filmat e rinj. Zëri i Amerikës bisedoi me një drejtues të këtij shërbimi dhe një menaxhere kinemaje për formën e re të shikimit të filmave.

Ka qenë një periudhë e rëndë për kinematë amerikane që nga fillimi i krizës së koronavirusit.

Studiot e Hollivudit kanë shtyrë nxjerrjen e filmave me buxhete të mëdha, përfshirë filmin Mulan të kompanisë Disney dhe filmin më të fundit të serisë së filmave të James Bondit, No Time to Die ((MGM)).

Kompanitë më të vogla të prodhimit të filmave të pavarur dhe kinematë e vogla janë goditur më rëndë për shkak të buxheteve të tyre të vogla.

Situata e rëndë çoi në lindjen e kompanisë Virtual Cinema, një platformë dixhitale e transmetimit të filmave.

Michael Rosenberg kryesoi përpjekjet për krijimin e kinemave virtuale.

“Qëllimi i kësaj ideje është i dyfishtë. Sjellja para publikut e filmave tanë dhe vazhdimi i shfaqjes së filmave që zakonsiht shfaqeshin vetëm në kinema në partneritet me kinematë dhe krijimi i kushteve që kinematë të kenë një burim të ardhurash ndërsa vazhdojnë të jenë të mbyllura.”

Cinema Virtual ofron shërbime që mund të përdoren me lehtësi nga përdoruesit në faqen e internetit të kompanisë shpërndarëse FilmMovement.com.

Me një shtypje të një butoni, shikuesit mund të zgjedhin filma të rinj dhe të blejnë një biletë elektronike.

Çmimi i biletave është i njëjtë me ato të kinemave. Të ardhurat do të ndahen në mënyrë të barabartë mes kompanive të internetit dhe kinemave.

Lexo edhe :  Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Këto filma në shumicën e rasteve nuk janë në dispozicion në Netflix ose

Hulu pasi ato nuk po blejnë filma të huaj dhe klasik”, thotë Michael Rosenberg, nga kompania Film Movement.

Në mesin e tyre janë edhe filmi islandez A White, White Day dhe filma të tjerë të njohur të pavarur, dhe “Corpus Christi, i cili ishte një nga pesë filmat e emëruar për Çmimin Oscar në kategorinë e fotografisë më të mirë të Filmave Ndërkombëtar.”

Kjo është një përpjekje për të bashkuar komunitetin e kinemave të pavarura në këtë periudhë të vështirë, thotë Jean de St. Aubin, drejtore ekzekutive e Qendrës së Filmit Gene Siskel të Çikagos.

“Një nga aspektet më të rëndësishme të shikimit të filmave në një vend publik është shoqërimi me njerëz të tjerë, bisedat për filmin. Prandaj, ne kemi organizuar hapësira për biseda virtuale me regjisorët e filmave. Teknologjia ka krijuar mundësinë që ne të kishim të ftuar në këto biseda kineastë nga Masaçusetsi, Irlanda dhe aktorë nga Los Anxhelesi. Pra, kjo vërtetë ka zgjeruar mundësitë për biseda.”

Ajo pret që disa nga shikuesit e filmave do të vazhdojnë të frekuentojnë kinematë virtuale edhe pas rihapjes së kinemave me një kapacitet të zvogëluar. Por…

“Do të ketë radhë të gjata për hapjen e dyerve të kinemave sepse njerëzit do të jenë kaq të uritur për të qenë në praninë e njerëzve të tjerë dhe për të paraë filma në ekrane të mëdha”, thotë ajo./VOA/

Të fundit

Ankesa e re e Metës: Më është ndaluar për 14 ditë aktiviteti fizik!

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar për një dënim të ri disiplinor ndaj tij...

Tiranë, flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës Selman Stërmasi

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot një banesë të vjetër në zemër të kryeqytetit, pranë zonës së “Pazarit të Ri”. Falë ndërhyrjes...

Atmosfera në Romën e lashtë, nga aroma e temjanit deri te era e keqe e kanalizimeve

Plehra dhe temjan, djersë dhe erëza, mish dhe kufoma: një udhëtim nuhatës nëpër Romën e lashtë për të zbuluar përzierjen e fuqishme të aromave...

Adriatiku nuk ndan më, por bashkon! Modeli Italo-Shqiptar në qendër të Europës

Nga Monada Mehmetaj Myshketa, Strasbourg Në një votim te rëndësishëm që ka marrë jehonë të gjerë, Parlamenti Europian ka vendosur të mbajë në raportin...

Kanë shumë egoizëm! Xabi Alonso do u tërheqë veshin dy yjeve të Realit

Pas humbjes 4-0 me Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, Real Madrid ka nisur të bëjë bilancet. Në klub duan...

Lajme të tjera

Web TV