Frutat dhe perimet e vjeshtës janë aleatët më të mirë për shëndetin e zemrës?

Stina e vjeshtës sjell me vete jo vetëm aroma dhe shije unike, por edhe një pasuri të madhe ushqimore që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin kardiovaskular.

Frutat dhe perimet sezonale janë të mbushura me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë, duke ndihmuar në uljen e kolesterolit, stabilizimin e tensionit të gjakut dhe parandalimin e formimit të pllakave në arterie.

Ekspertët e ushqyerjes rekomandojnë të konsumohen të paktën 2,5 filxhanë perime dhe 2 filxhanë fruta çdo ditë, si pjesë e një diete të balancuar.

Nga prodhimet më të mira të vjeshtës për zemrën dallohen:

-Kungulli: i pasur me beta-karoten, antioksidantë dhe fara që ndihmojnë në uljen e tensionit.

-Mollët: burim i fibrave dhe polifenoleve që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake.

-Shega: plot polifenole që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e tensionit.

-Bamjet: të pasura me fibra, vitaminë K, C dhe folate.

-Boronicat e kuqe (cranberries): ulin tensionin dhe mbështesin funksionin vaskular.

-Patatet e ëmbla: kombinojnë fibra, kalium dhe beta-karoten për një presion më të qëndrueshëm të gjakut.

Edhe ndryshimet më të vogla, si ngrënia enjë molle çdo ditë apo shtimi i “kale” në sallatë, mund të sjellin përfitime të mëdha për zemrën dhe mirëqenien e përgjithshme.

Zgjedhja e prodhimeve sezonale jo vetëm që forcon shëndetin, por gjithashtu mbështet fermerët vendas dhe mbron mjedisin./kb