Është konstatuar një numër i lartë automjetesh në pikën kufitare Qafë Thanë, për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.
Fluksi i lartë i automjeteve është bërë shkaktar për vonesa të shumta në kalim, kurse qytetarët kanë raportuar për pritje për përpunimin e dokumentave.
Autoritetet kufutare ndodhen në terren për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin i cili pritet të jetë i dendur gjatë gjithë ditës së sotme. m.p.