Reforma/Gjiknuri: Shkurtohet periudha zgjedhore, me rëndësi dakordësia mes palëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas gati 3 orësh takim, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, e mbledhur paraditen e sotme pas kthimit të opozitës jashtëparlamentare.

Bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës, Damian Gjiknuri, deklaroi se u pranua që periudha zgjedhore të zvogëlohet nga 15 prill deri 15 maj dhe nga 15 tetor deri në 15 nëntor.

Sipas tij, kjo është kërkesë të kahershme, sidomos e industrisë turistike, ku fushatat ndërhynin, por tha se është periudhë e mirë për zgjedhjet, pasi klima është shumë e mirë dhe ndikohet më pak nga flukset migratore.

“Ramë dakord për parimin e kuotës gjinore, në mënyrë që 1 në 3 emra të jetë femër, shoqëruar edhe me sanksione për shkeljet, por që po diskutohen.

Ramë dakord edhe për financim miks, ku një pjesë do jetë nga paraja publike, qeveria dhe pjesa tjetër donacione private, duke e ulur raportin ndjeshëm por po diskutohet dhe qeveria do shtojë vlerën e financimit publik, ka ende çështje që na ndajnë, por kapitulli i financimit të fushatës ka marrë drejtim”, u shpreh Gjiknuri./b.b/fjala.al

Të fundit

Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në OKB në shtator

"Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në shtator, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara", deklaroi...

Katy Perry, romancë me ish-kryeministrin e Kanadasë?

Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja...

Aksident në Bulevard, plagoset një person, policia në vendgjarje

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". I plagosuri është dërguar me...

Trump dhe tarifat e tij vënë në alarm industrinë farmaceutike në Europë

Prodhuesit e mëdhenj të ilaçeve në Bashkimin Evropian kanë reaguar me shqetësim ndaj vendimit të fundit të administratës Trump për të vendosur një tarifë...

FMN: Ngrihen parametrat e rritjes ekonomike për vitet 2025 e 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar një rritje më të fortë ekonomike globale se parashikimi i bërë në prill, pjesërisht për shkak të zbutjes së...

Lajme të tjera

Web TV