VIDEO/ Momenti i frikshëm kur gazetarja sulmohet në transmetim live

Një gazetare që po raportonte live nga shteti i Ilinois në SHBA është gjendur në një situatë aspak të këndshme, teksa një djalë e ka kapur nga pas dhe e ka sharë rëndë

Gazetarja e  WGN-TV Gaynor Hall po jepte motin të shtunën në mbrëmje, në momentin që i riu i quajtur Eric Farina, i shkoi nga mbrapa, e kapi për shpatullash dhe filloi ta shante keq.

20-vejçari është arrestuar nga policia e Shorewood menjëherë duke e akuzuar për sjellje jo normale.

“Farina kapi reporteren për shpatullash dhe tha diçka të çuditshme dhe shqetësuese”, tha një polic.

Dali u la i lirë vetëm pasi pagoi një shumë prej 2500$. Ndërsa gazetarja ka thënë në rrjetet sociale se kjo nuk ishte diçka për të qeshur, pasi ai e kishte frikësuar atë.k.t/Fjala.al/

https://youtu.be/PKKq4YFcFeM