Rriten shifrat në Kosovë, konfirmohen 9 raste të reja me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë raste të reja me COVID-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 220 teste të realizuara. Një rritje e ndjeshme e shifrave, pasi kujtojmë se ditën e djeshme kishte 0 raste të reja.

Rastet e reja janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan.

Shifrat i ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë, ku konfirmon se numri i të infektuarëve në total ka arritur në 1047 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe tre pacientë të tjerë, duke e çuar në 794 numrin total të të shëruarëve.

Në Kosovë janë regjistruar gjithësej dhe 30 viktima nga COVID-19, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./E.B./Fjala.al

Të fundit

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Genc Deromemaj, është emëruar drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të...

Ngjarje e rëndë gjatë punës / Humb jetën punëtori, pronari përfundon në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, 65-vjeçari ka njoftuar shërbimet spitalore,...

Samiti në Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, që mbahet në Hagë,  zhvilloi takime me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n...

Mourinho kërkon sulmuesin shqiptar, Fenerbahce ofron vetëm 5 milionë euro

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahce e Mourinhos. Beshiktashi e ka në...

Tragjedi në Tiranë/ E moshuara bie nga pallati ku banonte, humb jetën në vend

Një 88-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Egnatia”. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV