Ndryshon VKM/Përfitojnë automatikisht “pagën e luftës” të pushuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Financave njofton ndryshimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, çka çon në përfitimin e të ashtuquajturës “pagë lufte”, për një kategori më të zgjeruar.

Në një njoftim të ditës së sotme thuhet se ndryshimet e fundit të VKM nr.305 datë 16.04.2020 përcaktojnë kritere të reja për përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare.

Sipas këtyre ndryshimeve, janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 lekësh të reja të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.

Aplikimi për punonjësit përfitues, i kryer online, nga subjektet punëdhënës, deri në datën 5 Qershor 2020, i përjashton ata nga penaliteti për mosaplikim.

Në rastet kur punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, të gjithë individëve përfitues, do t’iu jepet mundësia për përfitimin e ndihmës financiare në mënyrë automatike. Kjo do të realizohet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo të ish-punësuarit do të dorëzojnë.

Të gjithë subjektet, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar (sipas listës bashkëngjitur), duhet të plotësojnë kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për individët përfitues sipas VKM të sipërcituar.

“Trajtimi i këtyre kërkesave do të jetë në mënyrë automatike, pra pas dorëzimit të formularit të plotësuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh”, njofton ministria./fjala.al

Të fundit

Plagosja e çiftit në Gosë të Kavajës, shkak u bë qeni

Qeni i zhurmshëm, që lehte nëpër lagje, duket se ka qenë burimi i konfliktit në fshatin Gosë të Rrogozhinës,...

Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë/ Masa të rrepta sigurie. Bllokohen rrugë shtesë

Kombëtarja e Serbisë ka mbërritur në Tiranë, ku do të luajë të shtunën në mbrëmje ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Shqipërisë në...

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues? Topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

Mediat ukrainase dhe ruse raportuan se objekte të shndritshme u panë në qiellin mbi Kazakistan të enjten në mbrëmje dhe në kanalet ruse të...

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku do të përballet me...

SHBA vendos sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke i akuzuar ato për “abuzim me pushtetin”...

Lajme të tjera

Web TV