Këngëtari Robbie Williams, i frikësuar nga grabitësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robbie Williams thotë se është i frikësuar për jetën e tij, të bashkëshortes Ayda Field dhe 4 fëmijëve të tyre në shtëpinë në Los Anxhelos.

Kjo pasi një sërë personazhesh të famshëm janë grabitur e kanë qenë kohët e fundit shënjestër e hajdutëve e kriminelëve.

Këngëtari thotë se edhe pse jeton në një prej zonave më të sigurta të Los Anxhelos, sërish për jetën e tyre nuk ka siguri.

Më herët miqtë e tij Billie Eilish dhe Ariana Grande janë detyruar të kërkojnë urdhër mbrojtje nga autoritetet pasi hajdutët kanë hyrë lirisht në shtëpitë e tyre dhe ata janë ndjerë të kërcënuar, edhe pse kanë siguri private.

Edhe reperi amerikan Emimenm është përballur në muajin prill me një hajdut që kish hyrë në vilën e tij private në Detroit.

Futbollistët gjithashtu po përballen gjithnjë e më shumë me këto ngjarje, duke qënë gjithnjë në shënjestër për shkak të pasurisë së tyre, rasti më i fundit ishte futbollisti Dele Alli./Fjala/k.b

Burimi: The Sun 

Të fundit

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Forcat speciale ukrainase kanë shkatërruar dy bombardues në një bazë ajrore thellë brenda Rusisë, sipas agjencisë së inteligjencës së Ukrainës, SBU. Dy avionë të tjerë...

Futbolli spanjoll në zi pas ndarjes nga jeta të Ramos, mbrojtësit të Las Palmas

Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Zeben Ramos, mbrojtës i ri i Las Palmas. 23-vjeçari ndërroi jetë pas...

Lajme të tjera

Web TV