Atentati me dy të vdekur në Kurbin! Njëri nga autorët në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rëndohet bilanci i atentatit mbrëmjen e djeshme në Kurbin, ndërsa zbardhet edhe dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë. Bujar Lika (Hasani) vdiq në vend nga plumbat, ndërsa njëri nga dy të plagosurit ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë disa orë pasi u transportua.

53-vjeçari Paulin Gjergji nuk ka mundur që t’u rezistojë plagëve që mori nga plumbat duke ndërruar jetë pavarësisht tentativave të mjekëve. Ndërkohë që i plagosuri tjetër që ndodhet në spitalin e Traumës, Kreshnik Tusha dyshohet se është njëri nga autorët e atentatit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 pranë një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, ku një person ende i paidentifikuar, qëlloi me armë zjarri drejt viktimave.

Mësohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt Likës e Gjergjit. Sipas informacioneve paraprake ka dyshime se i plagosuri Kastriot Tushi është njëri nga atentatorët.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 21-vjeçari Tushe është qëlluar nga Paulin Gjergji, në momentin kur autorët kanë qëlluar në drejtim të Bujar Likës. Tushe u gjet i plagosur në dalje të hotelit ku ndodhi krimi i dyfishtë.

Kush është e shkuara e Bujar Lika (Hasanit)?

37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Në vitin 2015 u përfshi në vrasjen e Enton Nikajt në oborrin e një restoranti të njohur në këtë zonë. Edhe pse Bujar Lika Hasani sipas hetimeve nuk rezulton që të jetë autori i drejtpërdrejtë i krimit, ai është dënuar për bashkëpunim në vrasje.

Për ekzekutimin e Nikajt u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraçi 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Lika (Hasani) 1 vit burg.

Lexo edhe :  Makina dhe ora luksoze, goditet rrjeti i trafikut të drogës

Viktima e mbrëmjes së të shtunës dyshohet se ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, ky i fundit emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në ish-Bllok.

Hetimet për vrasjen e Likës dhe Paulin Gjergjit janë ende në fazën e parë dhe ende nuk ka një pistë të fortë mbi motivet e ngjarjes së rëndë. Pranë trupit të viktimës që njihej me dy mbiemra, Lika dhe Hasani u gjet një armë, që nuk dihet nëse u përdor gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Tritoli në hotelin e rivalit të Ervis Martinajt

Atentati në autostradën Mamurras-Lezhë ku shënjestra dyshohet se ishte miku i Ervis Martinajt u shënua në orën 22:17, ndërsa disa minuta më pas, rreth orës 22:40 në Tiranë u regjistrua një shpërthim me eksploziv në hotelin e Ervin Matës. Martinaj dhe Mata kanë qenë të përfshirë në përplasjen e Bllokut në 2018 që përfundoi me një të vdekur dhe disa të plagosur./b.b/fjala.al/

Të fundit

Kur detyrat kushtetuese dhe publike përdoren si pronë private

Endri Kajsiu Pse mungoi kryeprokurori në prezantimin e draftit të kodit të ri penal dhe heshtja e çuditshme e organit...

Zjarret djegin banesa/ Evakuohen banorë dhe pushues në Borsh, aktive vatrat në Prespë

Perkeqesohet situata me zjarret në jug të vendit. Në Borsh flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme...

Hulk Hogan, legjenda e muskujve që kaloi nga ringu në kinematografi

Nga Leonard Veizi I gjatë, i fuqishëm, me një buzëqeshje prej gladiatori dhe mustaqe të verdha që nuk e tradhtonin dot personalitetin ekstravagant – Hulk...

Dhunoi kamarierin në Vlorë për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë

Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare në Dibër, Ardian Isufi është pezulluar nga detyra, për shkak të përfshirjes së tij...

Analiza/ Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi se vendi i tij do...

Lajme të tjera

Web TV