Pamje apokaliptike në Australi, trupat e kafshëve të djegur shihen kudo

Zjarret që përfshinë Australinë kanë sjellë në rrjetet sociale dhe kudo në media pamje të tmerrshme të kafshëve që përpiqen të shpëtojnë nga zjarri në pyje.

Zjarri i rënë në Australi një nga shtëpitë më të mëdha të kangurëve e koalave ka një bilanc të frikshëm e të dhimbshëm për ato kafshë të pafajshme. Në media kudo në botë raportohet nga zjarri apokaliptik janë djegur e shfarosur gjysmë miliardi kafshë.

Rreth 480 milionë gjitarë, zogj dhe zvarranikë u zhdukën që prej zjarreve të muajit shtator, thonë burime nga Universiteti i Sidnejt, madje dyshohet se mund të ketë një shifër më të lartë se kaq, por deri më tani ky numër është i konfirmuar.

Këto llogaritje janë të bazuara nga raporti i Fondit Botëror të Jetës së Egër i vitit 2007, nga ku rezultonte se pastrimi i 600 mijë hektarëve pyje do të sillte humbjen e 104 milionë vertebrorëve autoktonë përmes humbjes së ushqimit dhe strehimit.

Profesori i Universitetit të Sidnejt, Christopher Dickman nxori përfundimin se djegia e 3 milionë hektarë tokë ka sjellë edhe humbjen e kafshëve,ndonëse mund të ketë një shifër të vogël shpendësh që kanë fluturuar e gjitarë ose zvarranikësh që mund të jenë fshehur nëntokë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj numri i kafshëve që janë djegur është relativisht i lartë e i frikshëm dhe sipas këtij profesori kjo gjë do të sjellë sulmet e grabitqarëve nga mungesa e ushqimit, duke reduktuar në mënyrë të frikshme kafshët e tjera të rajoneve të prekura nga zjarret./Fjala.al/