Pandemia dhe tërmeti shtojnë borxhin publik me 380 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Borxhi publik arriti në tremujorin e parë të vitit 2020 në 66.7 për qind të PBB-së duke u rritur me 0,9 pikë përqindje në krahasim me fundin e vitit 2019. Në vlerë neto borxhi publik është rritur me mbi 47 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro.

Arsyet për rritjen e borxhit publik lidhen me ndikimin që pati tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia Covid.  Në muajt në vijim borxhi publik do të rritet edhe më tej për shkak se efektet e pandemisë do të shtrihen përgjatë gjithë vitit.

Në tre mujorin e parë të vitit qeveria mori një hua prej 174 milionë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, teksa shtoi intensitetin e financimeve nga tregu i brendshëm.

Sipas skenarëve bazë të qeverisë dhe FMN-se kriza do të rrisë borxhin publike më shumë se 1,2 miliardë euro.

700 milionë euro do të jenë kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare, BE etj., ndërsa mbi 600 milionë euro janë programuar të financohen me Eurobond.

Efektet negative të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe kriza ekonomike që krijoi pandemia COVID do ta çojnë borxhin publik të vendit tonë në 75.6% të PBB-së këtë vit, për të shkuar në një trajektore rënëse pas 2021, referoi Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimin që bëri për kërkesën e Shqipërisë për financim emergjent nga kuotat në Fond.

Fondi thotë se shkak për rritjen e borxhit do të jetë rënia ekonomike, e cila parashikohet në -5%, nga 3% që ishte pritshmëria në fillim të vitit.

FMN ka përllogaritur se sipas skenarit bazë, borxhi bruto parashikohet të bjerë gradualisht nga kulmi i rreth 75.6% në vitin 2020 në rreth 59.1% e PBB-së në 2025.

Lexo edhe :  Raporti i kredive me probleme në Shqipëri bie në nivelin më të ulët prej 16 vitesh

Duke supozuar se niveli i deficitit primar do të mbetet në 3.3% të PBB-së, raporti i borxhit do të mbetet i lartë, në rreth 73.6% të PBB-së./Monitor

Të fundit

E rëndë! 18-vjeçari sulmon me thikë mësuesen dhe dy nxënës/ Dy të vdekur deri më tani

Të paktën dy persona janë vrarë në një shkollë në veri të Sllovakisë, kur një nxënës sulmoi të tjerët...

Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom

Një prej momenteve më të veçanta ka qenë edhe betimi i anëtarit më të ri të Këshillit, Sead Kazanxhiu. Kryebashkiaku Veliaj e quajti ‘moment...

Kurioziteti po vazhdon, turizmi gjatë vitit 2025 në kërkim të një rekordi të ri

Në Shqipëri pritet të vijnë më shumë turistë të huaj këta 12 muaj. Duke mësuar nga gabimet e së shkuarës, me udhërrëfyes eksperiencën e...

Vizita e Spiropalit në Parlamentin e MB, Ambasada britanike në Tiranë zbardh diskutimet

Ambasada Britanik në Tiranë ka reaguar një ditë pas takimit të kryeparlamentares Elisa Spiropali me homologun britanik. “Dje, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali,...

Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar

Hipokrizia nuk i përket asaj: «Michelle Obama nuk është dikush që bën sikur», konfirmon për revistën amerikane People një person i afërt me të. Ajo thjesht nuk...

Lajme të tjera

Web TV