Protestat në Mineapolis, arrestohet gazetari i CNN

Gjatë një nga protestave në Mineapolis  për vdekjen e George Floyd, është arrestuar gazetari i CNN Omar Jimenez. Së bazhsku me grupin e xhirimit ai u shoqërua në polici.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe kamerën e CNN ndërkohë që vazhdonte të xhironte live ngjarjen.

Sipas policisë, arrestimi u krye sepse grupi I xhirimit së bashku me gazetarin nuk janë larguar nga vendi edhe pse iu është kërkuar një gjë e tillë.

Ditët e fundit në Mineapolis ka pasur përplasje të shumta mes policisë dhe protestuesve pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd I cili humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit të tij.

Ndërkohë gazetari i CNN, kameramani dhe producenti I tij janë liruar pas katër orësh arrest./Fjala.al/