Ekzekutohet biznesmeni në Tropojë, policia reagon 8 orë pas vrasjes  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rrethana misterioze është vrarë me armë zjarri një biznesmen në Tropojë. Policia ka bërë me dije para pak çastesh se pronari i pike karburanti është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:32 me armë zjarri.

Viktima është Guxim Gjuriqi 47 vjeç. Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen “Partizani”. Ende nuk dihen motivet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes që e konsideron të paqartë, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, Kukës dhe dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Viktima në Tropojë njihej si njeri i qetë pa konflikte dhe probleme, përveç karburantit kishte edhe një restorant në pronësi.

Janë marrë dëshmitë e para, kryer një sërë verifikimesh në pikat kufitare dhe janë bërë me dhjetëra kontrolle banesash në qytet.

Sipas të dhënave paraprake po punohet në dy pista për të zbuluar shkaqet. Ato lidhen me grabitje dhe me ndonjë konflikt të panjohur publikisht që mund të ketë patur viktima.

Po ashtu mësohet se policia dhe prokuroria po punojnë edhe për të zbuluar konflikte të familjarëve të viktimës. Ai rezultonte njeri pa probleme dhe se policia nuk ka asnjë rekord kriminal të tij.

Informacionet e para tregojnë se është ekzekutuar me pistoletë, çka do të thotë se vrasësi ka qenë shumë afër me të. Dyshohet se në ekzekutim kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Policia nuk bën me dije nëse është regjistruar ndonjë fakt nga kamerat e karburantit dhe të restorantit, ndërsa po pyeten edhe punonjësit. Mendohet se autorët kanë patur mundësi të largohen edhe në drejtim të Kosovës.

Lexo edhe :  Kolegji Zgjedhor pushon kërkesat e Alimehmetit dhe Kalasë

Një burim i tha ‘Fjala.al’ se ka dyshime se vrasja të jetë kryer nga ekzekutor me pagesë e për pasojë ka dyshime të jenë larguar jashtë kufijve. Megjithatë ndonëse rreth 8 orë me vonesë, policia bën me dije se në Tropojë ka shkuar FNSH që ka marrë në duar zonën.

Nga /Fjala.al/

 

 

Të fundit

Raporti i World Economic Forum/ Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e...

Superbomba amerikane GBU-57, e vetmja që zgjidh problemin me Iranin

Pika kyçe mbrohet nga "mali i shenjtë", siti bërthamor Fordow. Brenda këtij bunkeri gjigant, Irani ka instaluar një pjesë të centrifugave të nevojshme për...

“Durimi ynë u sos”/ Trump kërcënon liderin iranian: Paç fat

Presidenti i SHBA, Donald Trump, kur u pyet për udhëheqësin suprem të Iranit, u përgjigj lakonikisht: Paç fat. Ai theksoi se durimi i SHBA-së “ka...

Shqipëria, e para në Europë për fluturimet, 160% më shumë se para pandemisë

Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë...

Misioni i Iranit në OKB: Trump, gënjeshtar dhe frikacak!

Misioni i Iranit në OKB sapo i është përgjigjur pretendimit të Presidentit amerikan Donald Trump se Teherani i është drejtuar Uashingtonit për negociata. “Asnjë zyrtar...

Lajme të tjera

Web TV