Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Speciale /Ekzekutimi mafioz, kushëriri i Fatmir Haklajt viktima e 24-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fjala.al/

Ekzekutimi mafioz i Guxim Gjuriqit në Tropojë ka gjunjëzuar gjithë qytetin. Askush nuk ka pritur që pas 18 vitesh dikush të kujtohet dhe të ekzekutojë pikërisht kushëririn e parë të Fatmir Haklajt. Historia e një prej dosjeve më të frikshme të vendit, duket se rikthehet, ndërsa njohës të viktimës shprehen gjithë frikë e panik.

Ka dyshime që Guxim Gjuriqi të jetë ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje. Askush nuk di të thotë se në emër të çfarë shkaku mund të jetë vrarë. Tropojanët e kanë marrë vesh ngjarjen shumë orë me vonesë. Policia nuk jep detaje ndërkohë që mendohet që vrasësit e kanë pritur Guximin të dalë nga biznesi i tij.

Pamjet filmike pretendohet se kanë fiksuar një mjet. Është një makinë e bardhë pa targa e cila ka qëndruar pak minuta para karburantit. Policia dhe as prokuroria nuk kanë asnjë të dhënë mbi numrin e personave që kanë marrë pjesë në këtë ekzekutim, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë provë konkrete.

Burimet nga Tropoja bëjnë të ditur se viktima nuk ka patur asnjë shqetësim dhe se asnjëherë nuk është ruajtur prej ndonjë hakmarrjeje. Ai ka jetuar gjithmonë në Bajram Curri pa patur nevojën e fshehjes apo largimit nga Shqipëria.

Kështu ekzekutimi i mbrëmshëm i Guxim Gjuriqit i bashkohet dosjes së njohur si vrasjet e Tropojës. Pas 18 vitesh ndodh pikërisht atentati i 18-të.

Më poshtë sjellim  edhe rastet e njohura publikisht të ekzekutimeve që kanë ndodhur në harkun kohor të 5 viteve të përgjakshme mes fisesh në Tropojë. U shënuan 23 të vrarë dhe disa të plagosur.

Në vijim “Fjala.al” do të sjellë fakte e ngjarje që lidhen me këtë hakmarrje që rikthehet pas 18 vitesh duke regjistruar edhe viktimën e 24.

Rastet e atentateve dhe të ekzekutimeve

1-Data 16 qershor 1997
Vritet në dalje të urës së Milotit, Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit, autorët e këtij krimi janë të pazbuluar

2-Data 5 janar 1998
Vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri, kunati i Fatmir Haklajt

3-Data 5 janar 1998
Vriten në afërsi të fshatit Cërnicë Avdyl Matoshi, Gjon Kolbuçaj dhe Naim Dizdari. Autorët e këtij krimi janë të panjohur

4-Data 9 janar 1998
Vritet brenda qelive të komisariatit të Bajram Currit oficeri i policisë së kufirit, Shaqir Hoxha. Askush s’është dënuar për këtë ngjarje

Lexo edhe :  Dosja Nr.26 e “Toyota Yaris” fut në pyetje prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë

5-Data 13 janar 1998
Persona të armatosur grabisin 480 milionë lekë në bankën e Tropojës dhe marrin peng policin e shërbimit, autorët të panjohur

6-Data 12 shtator 1998
Vritet në Tiranë deputeti i PD-së Azem Hajdari dhe Besim Çera. Vrasësit direkt të tyre kanë qenë Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi

7-Data 29 tetor 1998
Grabitet serish banka e kursimeve të Bajram Currit, grabitësit që dyshohen të kenë qenë me uniforma policie morën 620 milionë lekë

8-Data 4 gusht 1999
Vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja, plagosen rëndë Fatmir Haklaj e Fatmir Daka

9-Data 4 gusht 1999
Vriten në qendër të qytetit të Bajram Currit, Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti, autorët e këtij krimi nuk janë zbuluar ende nga shteti

10-Data 13 tetor 1999
Vritet koloneli Jonuz Hyka së bashku me dajën e tij Musli Gjoçaj në lagjen Partizani të Bajram Currit. Vrasësit janë të pazbuluar

11-Data 4 nëntor 1999
Vritet në një pritë në fshatin Bujan, 50 metra larg banesës së Jaho Salihit, Fatmir Haklaj dhe Sami Kërnaja, plagoset Jaho Salihi

12-Data 13 shtator 2000
Sulmohen me armë snajper nga një komando, në fshatin Kërnajë, Haklajt. Autorët tentojnë të vrasin Hamdi Haklaj dhe Ylli Haklaj, por dështojnë

13-Data 3 dhjetor 2000
Vritet më armë snajper nga një komando me njerëz të armatosur, vetëm Ylli Haklaj dhe plagoset Bilbil Selivrada. Vrasësit mbetën të panjohur

14-Data 28 mars 2001
Sulmohen me armë zjarri nga një komando me njerëz të armatosur Haklajt. Shkëmbehet zjarr për më shumë se 30 minuta, s’kishte viktima

15-Data 31 tetor 2001
Hidhet në erë pallati ku banonte deputeti Azgan Haklaj, vritet Shote Haklaj dhe plagosen tre persona të tjerë, autorët mbetën të pazbuluar

16-Data 2 prill 2002
Vriten në lokalin “Ervin” në qytetin e Bajram Currit, Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani. Vrasësja këtë herë është Zylfie Haklaj, vajza e familjes

17-Data 8 maj 2002
Vriten pas një atentati pranë spitalit të qytetit Elez Haklaj, 70 vjeç dhe djali i tij Çelë Haklaj, 43 vjeç. Autorët largohen dhe djegin makinën.

Të fundit

Video – Monika Kryemadhi nuk ndalet/ Dje dogji karriget, sot “i vë flakën” rrjetit

Policia ka proceduar penalisht deputetët e opozitës, të cilët shkaktuan ditën e djeshme kaos në Parlament dhe dogjën karriget. Mes...

Këto janë gjërat për të cilat njerëzit pendohen më shpesh

A ke bërë ndonjëherë një zgjedhje për të cilën më pas ke përjetuar keqardhje? Nuk je vetëm. Shumica prej nesh e njohim atë ndjesi...

“Nuk i trembemi metodave autoritare” 23 deputetë të opozitës referohen në SPAK

Policia e Tiranës njoftoi të martën se ka referuar në SPAK 23 deputetë të Partisë Demokratike pas protestës së të hënës duke djegur karriget...

Do paguhen me rrogat e deputetëve/ Ja sa shkon dëmi i karrigeve të djegura në Kuvend

Për bllokimin e punimeve të kuvendit dhe djegien e karrigeve, deputetët e opozitës nuk rrezikojnë vetëm ndëshkim me përjashtim nga jeta parlamentare por edhe...

Tetori rozë, si të kontrolloheni vetë në shtëpi për kancerin e gjirit

Lloji i gjinjve që keni, përcaktohet nga gjenetika. Të kesh gjoks me gunga ose të lëmuara është njësoj si të kesh gjoks të madh...

Lajme të tjera

Web TV