Shkatërrohet banda italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar, 2 u kapën në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion ndërkombëtar mes policisë së Shqipërisë dhe asaj në Itali, i koduar “ZAD”, ka vënë në pranga 11 persona, pjesë e një grupi kriminal të trafikut të kokainës.

Në operacion në Shqipëri, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana, Drejtoria e Policisë Tiranë, Elbasan e Shkodër, në bashkëpunim me Interfocën Italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe dy në Shqipëri.

Gjatë operacionit, nga policia shqiptare u kapën shtetasit F. P., 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D., 49 vjeç, lindur në Cërrik.

Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Shtetasi F. P., ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas  shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë./b.b/fjala.al

Të fundit

“Ha çdo ditë 12 vezë”, Tom Cruise zbulon dietën e tij të pazakontë

Në moshën 62-vjeçare, Tom Cruise nuk tregon asnjë shenjë lodhjeje kur bëhet fjalë për skenat sfiduese të filmave të...

Shpërndau video intime, ylli i Real Madrid në telashe me drejtësinë!

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, ka kaluar një sezon fantastik në aspektin sportiv, por ka probleme serioze personale. Ai është sërish në qendër...

A do ta mbajë premtimin e fushatës? Rama: Po, BE na ka hapur derën!

Në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Këshillit Europian, António Costa, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse do të vijojë...

“Nga i lindur në internim, në Parlament”, gazetari Erald Kapri po fiton mandatin

Gazetari dhe studiuesi i njohur Erald Kapri, ka mundur të triumfojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ku pritet të jetë pjesë e...

Pse fitoi Partia Socialiste? Belinda Balluku tregon sekretin e suksesit

“Partia Socialiste fitoi sepse zgjodhi njerëzit e duhur”. Kështu deklaroi nga Fieri drejtuesja politike Belinda Balluku në përfundim të procesit të numërimit të votave, shkruan...

Lajme të tjera

Web TV