Abuzimi i të miturës nga roja i shkollës, shpërthen Rama: E ridhunuat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ka komentuar me tone të ashpra ngjarjen tronditëse të përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj, që ka ngjallur reagime të forta politike.

Duke iu drejtuar të gjithë politikanëve, të majtë e të djathtë, kreu i qeverisë tha nga foltorja e Kuvendit se të gjithë ata me paturpësi e ridhunuan atë vajzë të mitur.

“U kalua në abuzim që nuk është në nivelin e dhunimit trupor, por në dhunimin e një populli, pavarësisht çfarë janë, deputete, etj, dhe që e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Atë viktimë, që gjënë më të rëndësishme dhe kërkesën themelore që ka është më ruani anonimitetin. Ata e marrin dhe e përplasin mur më mur, ekran më ekran, portal më portal, siç përplasen oktapodët, që i bëjnë petë fare. Kjo është fatkeqësi, të shikosh se si një viktimë e dhunës, një e mitur, përdoret në këtë far feje”, u shpreh Rama.

Më tej ai shton se, “Me lot të sinqerta apo me lot korkodili, nuk kam dyshim që disa prej atyre që folën vuajnë vërtet, por në fakt kur dhunon, dhunon, kur vret, vret. Po ju them të gjithë atyre që kanë folur për këtë temë, e kanë marrë viktimën dhe e kanë kthyer në shkop për t’i rënë të tjerëve, që jeni ridhunues të asaj fatkeqeje.

E keni ridhunuar dhe nga ana tjetër, nuk besoj një sekond të vetme se ata që dhunojnë publikisht ministren e Arsimit, një grua, dhe që flasin për të drejtat e grave, e kanë hall të vërtetë këtë. Nuk mund të mbrosh një viktimë të abuzimit, duke abuzuar dikë tjetër. Është e pamundur, nuk funksionon. Kisha Katolike Botërore ka hyrë prej vitesh në një proces të tmerrshëm të përballjes me pedofilinë. Kardinalë, peshkopë të të gjitha niveleve të përfshirë në skandale ekstreme seksuale dhe shfrytëzimi të pedofilisë.

Lexo edhe :  Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Jam i bindur se askush nuk ka shkuar të qajë hallet me të, nga këta që flasin. Me paturpësinë më të madhe, lloj lloj çakejsh, dhelprash, monstrash, me fytyrë njeriu, e sulmojnë. Ata duan që ministrja e Arsimit të bëjë krim, të dalë e të merret me rastin konkret në publik. Ka një sërë rastesh që ka ndodhur kështu.

Abuzuesit janë për fat të keq prindërit e tyre, të afërmit apo mësuesit. Prandaj këto krime janë shumë të vështira për t’u kapur, por nëse kthehen kështu sic është kthyer nga politikanët, do të kemi zero denoncime. Kjo është t’i thuash të gjithë atyre që janë objekt i ngacmimeve ‘mos guxo të denoncosh, se do bëhesh personazhi i gjithë luftës, që zhvillohet në këtë vend për arsye që s’ka lidhje fare me ty”./b.b/fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV