Prindër dështakë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Na është zhduk ngjyra rozë që gjoja na karakterizon e na ka ngel vetëm e zeza. Na i keni nxi e po vazhdoni të na i nxini. Fustanet na i blini rozë, dhe dhomën na i lyeni me rozë, po jetën e veten po na i sterroni. Boll pra, boll.

Na nxini më shumë kur…
Viktimën e fajësoni – “Do këtë bërë diçka ajo, se kot nuk i shkuan asaj. Sa vajza të tjera kishte aty. Po vet e ka fajin që ngatërrohet me këta njerëz.” Boll me pyetjet çfarë bëri viktima, e filloni shikoni pse ka kaq shumë viktima. Pse ato nuk kanë guxim të flasin, dhe pse kur flasin nuk dëgjohen. Viktima s’mund të jetë fajtore, as bashkëfajtore, as shkaktare e fajit të dhunuesit. Asnjëherë.

Na nxini më shumë kur…
Viktima bëhet kryefjala – “Ajo kreu marrëdhënie seksuale me forcë me dhunuesin”. Seriozisht e keni????? Njohuri elementare e gjuhës shqipe kryefjala tregon kush e bën veprimin, kundrinori tregon atë mbi të cilin bie veprimi, pra atë që e pëson. Aq kaq një gjë nuk dimë akoma? Apo bëhet me këst për ta zbehur pak krimin e për të na nxirë më shumë duke….

Viktimizuar fajtorin, dhunuesin, përdhunuesin, vrasësin -“Po hajt mo ai burrë është; po hajt se burri për një nder jeton; po mashkulli mashkull mbetet, fajin e kanë femrat që i prishin mendjen. “E teksa gjeni çdo arsye për të justifikuar pse ai arriti deri aty, se normalisht do kishte një arsye shumë madhore, viktimave të mos vritet, përdhoset, e gjymtohet më shumë.

Na nxini kur nuk na dëgjoni, kur nuk na besoni edhe kur na dëgjoni, na nxini kur e zvogëloni hallin tonë dhe e merrni me të qeshur, na nxini kur s’pushoni së llapuri për ne por nuk na përgjigjeni kur kërkojmë ndihmë, na nxini kur në vend të na përqafoni na ktheni krahët, na thoni ‘shhht se është turp; mos ta marrin vesh dynjaja, duro, hë se s’është dhe aq keq, apo kur shkoni dhe me larg “ na nxive faqen”

Lexo edhe :  I gjithë Shteti tek Onkologjiku!

Juve ju nxihet faqja, e ne na nxihet shpirti. Jemi të nxira për sa kohë juve veç pillni meshkuj që 15 vjeç duan të dhunojnë, të abuzojnë, të urrejnë femrën, duan të zotërojnë e të përdhosin, të gjymtojnë e të vrasin. Na nxini kur i jepni jetë atyre që veç do marrin jetën e tjetrit e për këtë arsye do ndihen thjesht me shumë ‘burra’.
Na nxini se jeni dështakë. Jeni prindër dështakë që s’dini të bëni njerëz. Nuk pret njeri të bëni shkencëtarë, s’ka pas ndonjëherë Shqipëria e s’do ketë ndonjëherë. Po të bëni të paktën njerëz. Po as këtë s’e bëni dot.
Prindër dështakë, që s’dinë të bëjnë njerëz.
Jeni të dështuar si shkollë, jeni të dështuar si polici, jeni të dështuar si media, jeni të dështuar si shërbim social, ehhh si shtet po e po, i vetmi institucion që lulëzon është ‘dhuna’ aty po që kemi sukses.
E me dështimin tuaj po na nxini ne;
e aty ku ka zi ka vdekje;
e aty ku ka vdekje s’ka më shpresë.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV