Plagosja e zjarrfikësit në Elbasan, policia jep detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krahas Ardjan Çapjas, i cili ka marrë një plumb në shpatull, i plagosur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në Elbasan ka mbetur edhe një zjarrfikës.

Pas atentatit ndaj Ardjan Çapjas, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë me targa të vjedhura, ndërsa e kanë djegur atë disa kilometra më tej për të humbur gjurmët.

Ndërkohë, zjarrfikësit janë njoftuar nga banorë të zonës për një zjarr që kishte rënë aty.

Duke mos qenë të njoftuar për çfarë kishte ndodhur, ata janë afruar për të shuar flakët, por shpërthimi i fishekëve në bagazhin e makinës ka plagosur lehtë në këmbë njërin prej tyre.

Në njoftimin r saj zyrtar policia sqaroi se, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip “Volkswagen”.

Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi D. M, 38 vjeç.

Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve./b.b/fjala.al

 

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV