Regjistrimi fillestar i pasurive, procedura e aplikimit dhe dokumentet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme konsiston në pasqyrimin e çdo pasurie të paluajtshme, shtetërore, publike dhe private të zonës kadastrale në kartelën përkatëse të pasurisë dhe hartën kadastrale.

Ky proces zhvillohet në dy faza, ku faza e parë përfshin procesin e informimit të publikut, banorëve të zonës kadastrale për rëndësinë e këtij procesi dhe etapat e tij. Në këtë fazë është i rëndësishëm bashkëpunimi i popullatës me grupet e verifikimit/matjeve në terren të pasurive, duke saktësuar kufijtë e pasurive të paluajtshme.

Matjet faktike dhe dokumentacioni i mbledhur trajtohen në zyrë për krijimin e hartës kadastrale dhe pasqyrimin në kartelë të të dhënave të pasurive të paluajtshme.

Ky produkt i nënshtrohet afishimit publik 45-ditor, ku banorët dhe titullmbajtësit verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre, si mbajtja e ankesave përkatëse. Pas përfundimit të afishimit publik trajtohen ankesat përkatëse dhe kthim përgjigje. Më pas vijohet me ngarkimin në sistemin digjital të pasurive të paluajtshme të produktit përfundimtar.

Rendi i veprimeve:

1. Informimi publik gjatë gjithë procesit

2. Mbledhja e dokumentacionit

3. Verifikimi në terren

4. Përgatitja e hartës dhe kartelës së pp

5. Afishimi 45-ditor (verifikime)

6. Marrja e certifikatës së pronësisë

Lista e dokumenteve që duhen

1. Kontratat për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe aktet për pjesëtimin vullnetar të tyre (kontratë për kalim pronësie, kontratë shitjeje prone, kontratë dhurimi, kontrata e shkëmbimit, kontratë pjesëtimi, aktmarrëveshje për pjesëtimin e pasurisë së përbashkët etj.
2. Vendimet e organeve kompetente shtetërore, që përkatësisht përmbajnë fitimin ose njohjen e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, AMTP, leje legalizimi, vendime për kalim pronësie, vendimi i komsionit të kthimit të pronave, leje ndërtimi etj.
3. Kontratat me të cilat krijohen, njihen, ndryshohen ose pushojnë të drejta pronësie mbi sendet e paluajtshme, të drejta uzufrukti, përdorimi e bujtjeje, emfiteoze e servitudi e të drejta të tjera reale (kontratë uzufrukti, huapërdorjeje, servitudi, kontratë sipërmarrjeje, kontratë porosie etj.
4. Aktet me të cilat hiqet dorë nga të drejtat pasurore (deklaratë noteriale për heqje dorë nga trashëgimia, deklaratë për heqje dorë nga prona etj.
5. Vendimet e gjykatave me të cilat njihet cilësia e trashëgimtarit dhe fitohet pasuria e trashëguar (vendim gjykate për dëshmi trashëgimie ose vendim noteri).
6. Aktet me të cilat krijohet një shoqëri ose një subjekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi pasuri të paluajtshme, ose gëzon të drejta të tjera reale mbi to.
7. Vendimet e gjykatave që përmbajnë përkatësisht fitimin ose njohjen e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, pjesëtimin e pasurive të paluajtshme ose që deklarojnë të pavlefshme veprimet juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë rregullisht, si dhe aktet e përmbarimit gjyqësor për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme, ose shitjen në ankand të saj.

Lexo edhe :  Tregu i veshjeve tekstile në Dibër drejt mbylljes, tregtarët: Shkak largimi jashtë vendit

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

Shtyhet për herë të dytë seanca për Alqi Bllakon, ja kur u caktua seanca e rradhës

Shtyhet seanca për Alqi Bllakon, në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Shkak u bë mosplotësimi i trupës gjykuese. Seanca e...

Bungo kërkon shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH: Duan të zgjedhin drejtoreshë një…

Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi të hënën me shumicë votash...

Lufta në Gaza, Netanyahu do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Zyra e Netanyahut tha se...

Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin

Në qytetin e dashurisë, Paris, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, shijuan një mbrëmje mjaft romanike. Çifi simpatik u shfaqën duke vallëzuar...

Sondazhi: 85% e groenlandezëve nuk duan të jenë pjesë e SHBA

Një sondazh ka treguar se 85% e groenlandezëve nuk dëshirojnë që ishulli i tyre, një territor danez gjysmë autonom, të bëhet pjesë e Shteteve...

Lajme të tjera

Web TV