Basha me investitorët e huaj: Prioriteti im, mbrojtja e çdo vendi pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me drejtuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri. Në takimin me ta, lideri i opozitës tha se nuk ka prioritet më të madh për shqiptarët sot, se sa të kthehet besimi te ekonomia dhe të nxitet punësimi si emergjencë kombëtare.

“Krijimi i lehtësirave dhe kushteve për të thithur sa më shumë investime të huaja, që hapin vende pune, është prioriteti ynë strategjik. Konkurrenca e pandershme, korrupsioni, burokracia dhe informaliteti i lartë janë në krye të listës së shqetësimeve të tyre.

I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj se në qeverisjen e ardhshme thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet strategjik, krahas mbështetjes së biznesit e prodhimit vendas. Reformat që ne do të ndërmarrim do të çmontojnë konkurrencën e pandershme, do të eliminojnë burokracitë e tepërta dhe do të luftojnë korrupsionin”, u shpreh kryedemokrati.

Basha premtoi më tej se do t’i jepet fund ndryshimit të papritur dhe të pakonsultuar të rregullave, duke kthyer sigurinë juridike dhje se politika transparente dhe afatgjatë për taksat dhe hapja e lojës duke çmontuar monopolet dhe trajtimet preferenciale do të garantojnë konkurrencë të ndershme në vend të klientelizmit korruptiv të qeverisë.

“Taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, eliminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurrencën e lirë dhe të drejtë do të jenë hapa të menjëhershëm. Shqipëria do të shohë përpara dhe prioriteti im absolut është të luftoj për të mbrojtur dhe hapur çdo vend pune të mundshëm.

“Shqipëria në punë” nuk është thjesht një moto, por një platformë reale. Me planin tonë ekonomik do të sprapsim krizën “Rama” dhe do mund të hapim vende të reja pune, të fuqizojmë ekonominë dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve”, tha ndër të tjera Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV