Përplasja në Velipojë/Basha: Dhunë për të grabitur tokat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me përplasjen e dhunshme gjatë aksionit të IKMT-së në Velipojë mes banorëve dhe policisë.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë.

Sipas tij, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë.

“Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do ti rimbyllë në karantinë RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë.” shkruan Basha./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV