Speciale/ Kronologji të një sage vrasjesh; Pse u vra Kastriot Reçi?!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fjala.al/

9 shtator 2016! Diku rreth orës 10.00, në një kafene të Rrëshenit ekzekutohet një djalë i ri. Ishte në tavolinë me mikun e vet kur një person i armatosur me kallashnikov i afrohet dhe qëllon me breshëri mbi të. Në vendin e ngjarjes nuk pati polici. Madje as më vonë. Vendin e krimit e rrethoi policia bashkiake. Më saktë vetëm dy punonjës. Vunë një shirit dhe trupi i Sajmirit qëndroi aty për më shumë se dy orë. I mbijetuari i atij atentati u dërgua në spital nga klientët e lokalit. Pas më shumë se tri orësh drejt Rrëshenit niset RENEA. U tha edhe për policinë e Lezhës. Por këta të fundit ishin në një tjetër ngjarje dhe u justifikuan me këtë vonesë pasi nuk kishin mjete. Vrasësit u shkëmbyen në rrugë me policinë. Madje edhe qëlluan mbi ta.

Askush nga blutë nuk reagoi. Personi i vrarë ishte Sajmir Jaku, vetëm 33 vjeç! Ai ishte drejtor i OSHEE-së për zonën e veriut, ndërsa askush asnjëherë nuk tha se i njihej ndonjë precedent. Policia, RENEA dhe autoritetet hetimore bënë sikur kërkuan, bënë sikur rrethuan zonën e Kurbinit, ndërsa vrasësit ishin shumë herë dhe shumë orë para tyre. Dogjën makinën në Gallatë të Kurbinit dhe u zhdukën pa gjurmë. Vrasja e Sajmir Jakut mbeti e pazbardhur. Mbeti pa shkaqe dhe autorë, ndonëse dihet, dikush apo dikujt që i kishte ikur njeriu i jetës do t’i dinte motivet dhe autorët. Në fakt, si gjithnjë policia u mjaftua me dy togfjalëshat e zakonshëm: “Vrasje për larje hesapesh” dhe ‘vrasje me pagesë’!

Rreth një vit më vonë   

28 prill 2017! Nga kryeqendra e Italisë vjen një lajm. Ishte ekzekutuar me katër plumba një djalë nga Rrësheni. Të dhënat flisnin për shtetasin Gaspër Reçi, 43 vjeç nga Rrësheni! Ekzekutimi kishte ndodhur rreth orës 23:30 në banesën e tij, në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Këto ishin të dhënat që vinin nga mediet vendase. Më pas nuk u fol më. Mediat shqiptare aluduan se bëhej fjalë për një hakmarrje por shpejt u shua. Askush dhe asgjë nuk reagoi për atë akt pasi policia dhe prokuroria thanë se ngjarja është në Itali e për pasojë hetimet tona nuk mbërrijnë dot as deri në Rrëshen jo më në Romë. Vrasja e Gaspër Reçit, ashtu si ajo e Sajmir Jakut mbeti vetëm në dhimbjen e familjes së vet dhe të miqve. Vajza e tij ishte prezent në vrasje por ajo s`mundi të identifikonte askënd. Prokuroria italiane nuk vonoi dhe nxori disa të dhëna që lidheshin me implikimet e viktimës në trafikun e lëndëve narkotike, por asnjëherë nuk ishte hetuar e as gjykuar.

Lexo edhe :  Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

4 muaj më vonë

6 Shtator 2017! Në parkingun e një lokali, në mesnatë, në komunën Forest të Belgjikës, sapo ngjitet në mjetin e tij ekzekutohet Kreshnik Gjini 31 vjeç! Me të ishte edhe një femër. U tha se ishte kolegia e punës të cilët sapo kishin mbyllur punën dhe po shkonin për në shtëpi. Ajo dëshmoi aso kohe se: “Sapo ne mbyllëm punën, iu drejtuam makinës që kishim në parking. Sapo kreshniku i ngjit në mjet dy burra të maskuar dhe të armatosur u shfaqën dhe menjëherë qëlluan me armë mbi të duke i marrë jetën në vend. Asnjë e dhënë nuk mbeti për policinë pasi kamerat e parkingut nuk zbardhën asgjë. Ata ishin të veshur me të zeza dhe asnjë tipar nuk u përftua dot. Të dhënat dhe informacionet që u përcollën nga mediat në Shqipëri e lidhen vrasjen e Gjinit me atë të Reçit. Po sërish vetëm kaq. Askush nuk hetoi e as punoi që të zbardheshin vrasjet zinxhir.

Sot, 2 vjet më vonë

Thuajse me të njëjtin mekanizëm ekzekutohet Kastriot Reçi. Dy persona janë autorët, kallashnikov është arma, vendi para një lokali dhe autorët në drejtim të paditur. Sërish është vetëm media që hedh pista e motive. Asnjë autoritet, në emër të sekretit hetimor nuk flet, ndërsa ka dyshime të forta se saga e hakmarrjes vijon mes palëve.

Kastriot Reçi, pronari i një medie lokale në qytetin e Lezhës u përfshi disa kohë më parë edhe në një ngatërresë për një ngarkesë të madhe droge. Ai, teksa gjithë media i përdori foton dhe emrin, doli me mesazhe ironike në lidhje me këtë ngatërresë që iu bë për shkak të pozicionit dhe të informacioneve jo të qarta që përcillte policia e Lezhës dhe ajo e shtetit. Edhe pse ngjarja që ka ndodhur sot në Rrëshen mendohet si një vijimësi hakmarrjeje, policia nuk ka as pistë, as motive dhe aq më pak autorë.

 

 

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV