Disa vende të BE rihapin kufijtë prej kësaj të hëne, ja si qarkullohet tani në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa vende të BE zyrtarisht nga sot kanë hapur kufijtë por disa me masa dhe kufizime. Gjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me shtetet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia.

Po ashtu edhe Suedia me Luksemburgun që ishin dy vendet e vetme në BE që nuk i mbyllën kurrë kufijtë.

Çekia nga ana tjetër ka rihapur kufijtë por nuk lejon qytetarët nga Belgjika, Portugalia, Suedia dhe Britania e Madhe.

Greqia ka hapur kufijtë turistikë brenda për brenda BE, madje lejon edhe udhëtime nga Australia, Zelanda e Re apo Japonia dhe Koreja e Jugut. Ndërkohë më parë Italia i hapi kufijtë që më 3 qershor, Polonia më 13 qershor.

Spanja do të hapë më 21 qershor kufijtë për BE edhe pse turistët gjermanë po lejohen të vizitojë ishujt lindorë balerikë. Për Portugalinë Spanja do i hapë më me vonesë kufijtë, më 1 korrik.

Komisioni Europian u ka rekomanduar shteteve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me shtete, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin.

Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë shtete e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV