Çfarë mund të humbasë kultura botërore nëse Trump vendos të sulmojë Iranin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan ka paralajmëruar Iranin se do të shkatërrojë vendet e tij kulturore.

Nëse kryhet kërcënimi i Donald Trump për të sulmuar “vendet kulturore” në Iran,kjo do e vendoste atë në një linjë me shkatërruesit e arkitekturës siç janë Talebanët dhe Isis, të cilët  kanë shkaktuar forma të ngjashme shkatërrimi këtë shekull. Talebanët në vitin 2001, i vendosën dinamitin monumenteve budiste të shekullit të 9-të në Afganistan. Isis ka shkatërruar xhamitë, faltoret dhe strukturat e tjera në Irak dhe Siri që nga viti 2014.

A e di Trump se çfarë do humbiste kultura? Ndoshta jo – dhe ai nuk është i vetmi që nuk e di. Arsyeja  që vendi është vizituar rrallë nga turistët perëndimorë nuk është për shkak të mungesës së atraksioneve turistike.

Me një civilizim që daton deri në 5000 vjet, dhe me mbi 20 vende të trashëgimisë botërore të Unesco-s, trashëgimia kulturore e Iranit është e pasur dhe unike, veçanërisht arkitektura e saj fetare, e cila shfaq një mjeshtëri të gjeometrisë, modelit abstrakt dhe inxhinierisë parafabrikate praktikisht e pashembullt në civilizim. Kjo nuk është vetëm trashëgimi kulturore e Iranit, ajo është e gjithë njerëzimit.

Persepolis

Një xhevahir në kurorën arkeologjike të Iranit: një kompleks monumental që daton nga shekulli i gjashtë para Krishtit që ishte krijuar për të bërë përshtypje – me një tarracë të gjerë të ngritur, shkallët e mëdha dhe pallatet e mermerit. Ky qytet është vizituar nga shmë njerëz,  duke përfshirë edhe Aleksandrin e Madh.

Katedralja “Vank”

Tre nga kishat më të vjetra në rajon janë vendet e trashëgimisë botërore të Unesco. Katedralja Vank, në afërsi të Iranit, u ndërtua nga armenët që u larguan nga luftërat otomane në shekullin e 17-të. Brendësia është një copë e çuditshme e afreskeve dhe gdhendjeve të praruara.

Lexo edhe :  Darka e Mbretit Charles, Macron i shkel syrin Kate Middleton

Urat e “Isfahan-it”

Vizitorët perëndimorë u çuditën me bukurinë dhe sofistikimin e urave të gjata, të mbuluara të ish kryeqytetit të Iranit, të ndërtuara kryesisht gjatë shekullit të 17-të./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi:The Guardian

Atraksione të tjera:

 

Të fundit

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Lajme të tjera

Web TV