Pasojat apokaliptike që shkaktuan zjarret në Australi shokuan njerëzit në mbarë botën. Por, pak njerëz do ta mendonin se do të kishte shumë përgjegjës për përhapjen e flakëve.
Derti tani më shumë se 180 persona janë arrestuar në Australi. Ata akuzohen për zjarret e ndezura me qëllim që nga fillimi i sezonit të tmerrit që ka lënë 25 të vdekur. Zjarret shkatërruan më shumë se dy mijë shtëpi.
Deri më tani 24 persona në të gjithë shtetin janë akuzuar për përhapjen e flakëve, ndërsa 159 të tjerë janë akuzuar ose paralajmëruar për vepra më pak të rënda zjarri.
Policia ka arrestuar 101 persona të akuzuar për fillimin e zjarreve, 69 të mitur dhe 32 të rritur në Queensland. Gjithashtu, pesë persona u arrestuan për vendosjen e zjarrit në Tasmania dhe 10 të tjerë në Australinë e Jugut.
Ndërkohë në Victoria, ku vendasit kanë përjetuar disa nga kushtet më katastrofike që kombi ka parë ndonjëherë, 43 persona u akuzuan për përhapjen e zjarrit. Deri tani janë 183 persona të arrestuar. /Fjala.al