Ndarja nga jeta e Moikon Zeqos/Basha: Lamtumirë mjeshtri i letrave dhe historisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka vlerësuar Moikom Zeqon si eruditi i letrave shqipe, i cili i ka lënë vendin vepra që nuk do të harrohen. Basha e ka vlerësuar Zeqon edhe për kontributin e tij si politikan, duke thënë se është model i politikani serioz dhe shumë aktiv.

“Moikom Zeqo, eruditi i letrave shqipe u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë, duke lënë pas një vepër të lexuar dhe të vlerësuar nga shqiptarët anekënd  botës.

Me seriozitetin, pasionin për shkencën dhe kulturën, autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, mbi historinë e artit, si dhe skenarëve për filma, do të mbahet mend ndër breza si një nga personalitetet e spikatura të kulturës sonë kombëtare. Angazhimi i tij në politikë si deputet i PS ishte dhe mbetet modeli i politikanit aktiv dhe serioz për përfaqësimin e qytetarëve.

Ngushëllimet e mia shkojnë sot për  familjarët e Moikom Zeqo, miqtë dhe shokët e tij që do ta kujtojnë gjithmonë me mall dhe respekt mjeshtrin e letrave  dhe historisë shqiptare. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Të fundit

Në Rusi janë gati tri plane për përballjen me Donald Trump

Eksperti rus Aleksander Gabuev, drejtor i Qendrës Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë në Berlin, analizon për revistën gjermane DER...

Fatlumi Edi Rama! Nuk ka opozitë, kështu që po e bën vetë opozitën

Edi Rama është në kushte aq komode në pushtet, saqë ka shumë kohë që bën edhe rolin e opozitarit. Kryeministri është fatlum, sepse e...

Universitetet shqiptare po kthehen në objekte relike, flasin shifrat!

Universitetet publike po mbledhin më pak para nga tarifat që studentët paguajnë. Kjo për shkak të pakësimit të numrit të këtyre të fundi. Nga...

“Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

Në një seri postimesh të realizuara në mbrëmje vonë në llogarinë e tij në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur akuza të...

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për...

Lajme të tjera

Web TV