Veliaj: Gati 3 mijë pagesat e para për dëmtimet e lehta nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punën për rehabilitimin e bllokut që kufizohet nga rrugët “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezës”, “Besim Alla” dhe “Jorgo Panajoti”, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 14 rrugëve.

Ai tha se e gjithë zona po njeh një sërë investimesh të rëndësishme. “Në këtë lagje po fryn një erë ndryshimi. Mbaj mend kur ishim këtu para 3-4 vitesh, ishte plot me inerte të mbetura nga ndërtimi i pallateve të reja në zonën e “Misto Mames” dhe të Kombinatit, të cilat ishin kthyer në shtrat të rrugës dhe njerëzit ecnin mbi to.

Por, sot jemi dita me natën! Më vjen mirë sepse këtu jeton një komunitet jashtëzakonisht i madh, me njerëz nga çdo cep i Shqipërisë,është një mozaik bindjesh, pikëpamjesh, e megjithatë njerëzit janë bërë bashkë sepse bashkëpunimi është çelësi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi banorët se investimet do të vijojnë edhe me blloqet e tjera të banimit, për të sjellë më shumë urbanizim. “Siç e filluam me rrugën kryesore të Kombinatit, vazhduam deri në Vaqarr, ku u bënë blloqet nga të dyja anët e Kombinatit të vjetër, puna që po bëjmë në “Misto Mame”, afër Fabrikës së Qelqit, sjell të njëjtën cilësi për njerëzit”, u shpreh ai. Veliaj dha lajmin e mirë edhe të nisjes së punimeve për rikonstruksionin e dy shkollave “Lasgush Poradeci” dhe “Musine Kokalari”.

Por, lajmi i mirë i kësaj jave është nisja e dhënies së pagesave cash për të prekurit nga tërmeti. Veliaj bëri me dije se shumë shpejt do të fillojnë edhe projektet e rindërtimit për dy kategoritë e tjera.

“Këtë javë do të bëjmë 3 mijë pagesat e para cash për familjet me dëmtime të shkallës DS1, DS2, DS3; pra, dëmtime që mund të riparohen. Nga java tjetër fillojmë ndërtimin e shtëpive individuale, kryesisht për zonën e Sharrës dhe periferinë e Kombinatit. Për pallatet që do të prishen, inxhinierët kanë vlerësuar deri tani 41 pallate, kryesisht në Kombinat”, nënvizoi ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

I riu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së miut, nis hetimi për shefin e urgjencës

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për shefin e urgjencës së Kurbinit, pasi një i ri diagnostikuar me sëmundjen e...

Hamasi pranon draftin, marrëveshja për Gazën brenda 24 orësh?!

Negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit janë vendosur t’ua paraqesin brenda 24 orëve të ardhshme liderëve të tyre marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit, pranimi i...

Pse NATO rriti praninë në Detin Baltik

Nga Mimoza Golikja Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte bashkë-organizoi një Samit të Aleatëve të Detit Baltik sot më 14 janar 2025,  me Presidentin ...

Nënshkruhet marrëveshja për reduktimin e kohës për pajisjen me dokumenta biometrikë

Shkurtohet ndjeshëm koha dhe procedurat e aplikimit për pajisjen me dokumenta biometrike për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ministri për Evropën dhe...

Ulen interesat për kreditë e vogla/ BSH rishikon rregulloren për huatë deri në 200 lekë

Përtej ndërhyrjes në veprimtarinë  e intsitucioneve mikrofinanciare Banka e Shqipërisë ka vendosur që të rishikojë edhe rregulloret e kredive në banka.Banka Qendrore ka vendosur...

Lajme të tjera

Web TV