Bujar Nishani: Përse jemi më keq se viti 1997

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Bujar Nishani deklaron se situata në Shqipëri është më e keqe se në vitin 1997. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Nishani dha edhe arsyet përse vendi është në këtë situatë.

-Të gjithë duam që të bëhen hapa përpara por në fakt në këto momente Shqipëria ka bërë shumë hapa mbrapa në drejtim të demokracisë. A do jenë zgjedhjet e vitit 2021 ato për të cilat ne kemi pritshmëri?

-Unë bie plotësisht dakord me ju në këndvështrimin që e targetoni 2021 si një gur kilometrik, si një moment i cili duhet të sjellë një tronditje të fortë në sistemin tonë shoqëror. Dhe kur them në sistemin shoqëror, kam parasysh të gjithë aspektet e këtij sistemi. Duke nisur te sistemi politik i cili është ai që ndikon në gjithë piramidën shoqërore dhe në gjithë komponentët e shoqërisë sonë. Dhe kjo ka një arsye, që ju me të drejtë e fokusoni kët ësi një moment të rëndëishëm, për faktin që përtej keqardhjes që na duhet të paraqitemi si pesimistë por nuk është thelbi paraqitja, por është realiteti ynë i cili na duhet ta themi, që Shqipëria ndodhet sot në momentin më delikat të 30 viteve të fundit. I referohem 30 viteve duke pasur parasysh mundësitë që janë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 30 vite të fundit.

-Edhe se 1997?

-Edhe se ’97. Pse e them këtë? Shteti shqiptar është  pothuajse i pamundur të veprojë në të gjitha aspektet e veta. Ne kemi një sistem politik nga pikëpamja e vendimmarrjes pothuajse monopartiak. Legjislativi, ekzekutivi, mungon tërësisht mekanizmi i kontrollit të pavarur mbi këto dy pushtete. Ekonomia është në një krizë më të thellë sesa ajo e ’97 për faktin se atëhëerë kishim një borxh të madh individual, të familjeve, i cili në raport me zhvillimet shoqërore mundi të rikuperohet, sot shteti shqiptar është futur në një gropë financiare e cila do të dojë jo vetëm sakrifica por edhe një periudhë e cila nuk parashikohjet sot sesa mund të jetë për tu rimëkëmbur. Sot asnjë nuk e di se sa realisht është borxhi zyrtar i Republikës së Shqipërisë. Institucionet e shtetit Shqiptar pothuajse janë të kapura dhe janë të ndikuara nga individë ose grupime individësh të cilët kanë probleme të mëdha me integritetin e tyre dhe në raport me ligjin. Sot nuk mund të kemi më një sistem piramidal ku me defekte institucionet të ekzistojnë dhe të funksionojnë duke kompesuar defektin e njëri-tjetrit pothuajse nuk ekziston sot. Nuk ekziston shteti i së drejtës, nuk ekziston shteti ligjor, Ekonomia është në prag fataliteti, dhe ajo që i vë vulën të gjithë këtij konstatimi goxha të zymtë që mua më vjen keq që e kemi këtë realitet, është mungesa e madhe e besimit që vihet re në shoqërinë tonë. Duke pasur një krizë të fortë besimi te politika, do të thotë që ka një krizë të fortë besimi te shteti. Ikjet e mëdha masive që vazhdojnë në Shqipëri, e konfirmon këtë mungesë të besimit. Jemi në  një situatë shumë delikate, më delikatja e këtyre 30 viteve të fundit në të gjitha këto aspekte që unë përmenda, dhe mundësia e vetme për të ndryshuar këtë, padyshim vjen përmes sistemit. Nuk mund të vijë përmes mekanizmave të jashtëm, ilegalë por përmes sistemit./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

https://www.youtube.com/watch?v=Ss60w-7EWpw

 

Të fundit

Bonusi i fundvitit, pensionistët: Nuk duam të hamë vetëm për vit të ri

Edhe në Berat vijon prej më shumë se dy javësh shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, të cilët...

Tentoi të parakalonte me shpejtësi, përmbyset automjeti në aksin Librazhd-Përrenjas

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e...

Trump vjen në Tiranë, kryeministri Rama zbardh detaje për vizitën

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të vizitojë Shqipërinë gjatë Samitit të NATO-s...

Mbyllja e TikTok-ut/ Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se rrjeti social TikTok do të mbyllet në Shqipëri. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se vendimi mbetet...

“Na ka goditur syri i keq”, Rama flet për tunelin e Murrizit: Solli surprizë të hidhur

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për Rrugën e Arbrit dhe veprën kryesore të këtij projekti, tunelin e Murrizit. Shefi i...

Lajme të tjera

Web TV