Atentati ndaj prokurorit/Rrëzohet kërkesa e Redjan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata për Krim të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e të dyshuarit për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Burime për “Fjala” bëjnë me dije se Redjan Rraja u la në burg, përkundër kërkesës së tij për një masë më të lehtë siguriee.

Rraja ndodhet në burg lidhur me atentatin e 1 nëntorit pranë zonës së Sukthit, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj dhe dy të tjerë.

34-vjeçari ka mohuar që të ketë gisht në ngjarje dhe ka deklaruar se gjithçka e ka mësuar nga media.

Ndaj Redjan Rrajës rëndojnë akuzat e “Vrasjes së funksionarit publik”, “Vrasje e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Shkak për rënien në gjurmët e 34-vjeçarit u bënë një palë syze të gjetura në makinën tip ‘Benz’ me targa AA 234 LM, të cilën atentatorët e braktisën pas ngjarjeve.

Pikërisht shenjat e gishtave të gjetura në syze e “morën më qafë” Rrajën, pasi përkonin me të tijat./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i...

“Yuri Kim ia kaloi edhe Ramës! Na quanit anti-amerikanë, por tani e shihni…”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar ambasadave të saj në botë të mos...

“Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”

Reperi i famshëm shqiptar Getoar Selimi ka komentuar sherret mes reperëve, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Getoar Selimi:...

Baba Mondi “bekon” punimet e shtëpisë-muze të Agollit: Personalitet i kombit

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do të ruajë përjetësisht kujtimin dhe...

Zjarri rrezikon banesat në Kalasë, MB: Në aksion një helikopter Black Hawk

Në Kalasë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Ministria e Mbrojtes bënë me...

Lajme të tjera

Web TV