Prej disa ditësh vendi ynë ka regjistruar shifra alarmante të personave të infektuar nga covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 82 persona pozitiv me koronavirus.
Ndërkohë që pas rasteve pozitive me koronavirus në burgun 313, SPAK dhe Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë kërkuar testimin e të gjithë punonjësve.
Ka qenë një kërkesë e dy drejtuesve që të bëhet testi serologjik dhe molekular për të gjithë punonjësit. Bëhet fjalë për gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe administrata.
Kjo nisur nga rastet pozitive në radhët e të burgosurve që ishin të shoqëruar dhe në ambientet e gjykatës. Burime për “Fjala.al” bënë me dije se rezultatet e testit molekular kanë dalë të gjitha negative, ndërkohë priten rezultatet e testit serologjik.
Ndërkohë vijojnë masat shtrënguese në GJKKO dhe SPAK që janë në një godinë. Disa herë në ditë bëhet dezinfektimi i ambienteve.
Kjo gjykatë vijon të mbajë masa të forta, shumë nga seancat gjyqësore janë online për rastet që e parashikon ligji.
Për të paraburosurit e tjerë, paraqiten në sallat e gjyqit me maska, dhe në sallë nuk lejohen gazetarët vetëm avokatët dhe prokurorët që gjithashtu janë me maska./Bl.Ba/Fjala.al