Zgjerimi i BE-së, Macron optimist për Shqipërinë dhe MV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U shpreh se dëshironte që samiti i majit në Zagreb, të ishte i suksesshëm. Presidenti francez, Emmanuel Macron e deklaroi këtë gjë para takimit të tij me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç në Paris. Ai tha se ndryshimet në metodologjinë e procesit të negociatave ishin parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate.

“I bashkohem përpjekjeve tuaja që samiti në maj në Zagreb të arrijë unitet dhe se është një sukses për Europën. Franca ka propozuar një metodologji të re për procesin e zgjerimit në mënyrë që të mos jetë thjesht një proces burokratik, por një rrugë politike, që mund të përshpejtohet dhe që përmban kushte e gjithashtu përfitime konkrete për vendet kandidate“, deklaroi Macron, i cili së bashku me kryeministrin Plenkoviç dhanë një deklaratë për shtyp perpara takimit në Elize.

“Do të doja të theksoja dëshirën e Francës që samiti në Zagreb të jetë i suksesshëm”, shtoi Macron.

Jam i kënaqur që presidenti Macron shprehu optimizëm në lidhje me suksesin e samitit të Zagrebit. Ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Është në interesin tonë që shtetet të jenë të qëndrueshme dhe të zbatojnë reformat ekonomike dhe sociale”, deklaroi kryeministri Plenkovic.

Me marrjen e presidencës së radhës të Këshillit të BE-së më 1 janar, Kroacia dëshiron ta zhbllokojë ketë proces sepse konsideron se nuk ka asnjë alternativë për perspektivat europiane të vendeve të Europës Juglindore.

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV