Horoskopi ditor për nesër, 23 qershor 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është horoskopi për ditën e martë 23 qershor 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Mëngjesi do të jetë i komplikuar sa i takon ndjenjave. Vendime të rëndësishme, mund të merren në sferën emocionale. Duhet ta shfrytëzoni sa më mirë ditën për të riorganizuar punën.

Demi

Shmangni debatet gjatë kësaj dite, sidomos në dashuri. Mundohuni që të mos mendoni për të kaluarën, por përqendrohuni tek e ardhmja. Në punë, do të ketë ndryshime.

Binjakët

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm gjatë pasdites, ku dashuria do të jetë mjaft e favorizuar. Një ndryshim pozitiv shfaqet në horizont. Në punë keni nevojë për ndryshim, por momentalisht nuk është e mundur diçka e tillë.

Gaforrja

Hëna në shenjën tuaj, do ju japë shtysë emocioneve. Në punë, do ta arrini lehtësisht një sukses me rëndësi. Vlera juaj do të njihet dhe vlerësohet.

Luani

Hëna në shenjën tuaj do të sjellë zhvillime pozitive sa i takon emocioneve. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm, edhe pse një gjë e tillë mund të jetë kundër natyrës tuaj. Duhet të ruheni që të mos tregoheni shumë impulsiv.

Virgjëresha

Dashuria do të kalojë në plan të dytë gjatë kësaj dite, ku puna do të dominojë mendimet tuaja. Nuk do të jeni në maksimumin tuaj dhe do të ndiheni disi të stresuar. Disa probleme që kanë të bëjnë me punën, mund të rishfaqen.

Peshorja

Dashuria do të jetë nën ritmin e duhur gjatë kësaj dite, edhe për çiftet më të konsoliduara. Mundohuni që të qëndroni larg problemeve dhe stresit. Po ashtu, përpiquni që ta shikoni të ardhmen në mënyrë sa më pozitive.

Lexo edhe :  “Squid Game”/ Zbulohet data e premierës së sezonit 3

Akrepi

Dashuria paraqitet mjaft e komplikuar dhe rrezikoni që të nervozoheni lehtësisht. Mundohuni që të rrini sa më larg debateve. Së fundmi keni bërë shumë shpenzime.

Shigjetari

Në dashuri duhet të gjeni qetësinë, ndaj mos e shtyni një sqarim që ju mundon. E ardhmja e shumë lidhjeve varet nga ky moment, ndaj bëni mirë që të shmangni tradhtitë. Në punë, duhet të bëni kujdes, nëse jeni në pritje.

Bricjapi

Kjo e martë do të jetë mjaft e vështirë për çiftet, të cilat duhet të shmangin debatet. Lidhjet e lindura prej pak kohësh, do kenë mundësi që të bëhen të rëndësishme. Në punë, duhet shumë durim.

Ujori

Në dashuri mund të ketë probleme, ndaj mundohuni që të mos jini shumë të ashpër dhe të tregoheni të matur me çfarë do të thoni. Hëna do të ketë ndikim negativ. Sfera profesionale paraqitet mjaft pozitive.

Peshqit

Në dashuri do të jeni të mbushur me pasiguri, për shkak të ndikimit të kundërt të Venusit. Bëni kujdes, të mos merrni vendime shumë të nxituara. Në punë, mund të keni disa vështirësi për të kaluar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV