Çështja e Kosovës, Vuçiç konsultohet me Putin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me homologun rus, Vladimir Putin, ku kanë folur në lidhje me çështjen e Kosovës.

Vuçiç u takua me Putin në Moskë, ku po qëndron për të marrë pjesë në paradën që do të organizohet me rastin e përvjetorit të përfundimit të luftës së dytë botërore.

Pas takimi kokë më kokë, në Kremlin, presidenti serb tha se mori “këshilla dhe analiza të mira” gjatë bisedave për rrugët e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

“Dhe nëse mund të them, Putini në një mënyrë të zgjuar paraqiti mendimet e tij duke respektuar qëndrimet e Serbisë. Rusia e respekton Serbinë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim”, tha ai, pa specifikuar se cilat ishin këshillat e Putin.

Vizita e Vuçiç në Moskë, ndodh në prag të takimit të së shtunës mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell.

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV