Pandeli Majko: Mandati ynë i tretë do jetë i fokusuar tek negocitatat me BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Diasporës Pandeli Majko deklaroi se maxhoranca sot nuk ka frikë nga vota e diasporës.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Majko u shpreh se mazhoranca aktuale do fitojë edhe një mandat të tretë.

Ministri tha se maxhoranca ka thuajse të gjitha bashkitë në vend dhe është ajo që kërkon shpesh ndryshime, ndërsa edhe diaspora është një segment që kërkon ndryshimet e jo status quo-në.

“Kemi një opozitë jo të unifikuar. Nëse shohim opozitën sot brenda në Kuvend e jashtë parlamentit, kanë këndvështrime të ndryshme. Opozita duhet ta shikojë me seriozitet se çfarë ariu ka përballë dhe ariu është PS e jo Edi Rama. Ariu po forcohet. Ne nuk kemi frikë nga diaspora.

Kjo sepse diaspora do ndryshime e nuk do status quo. Ne jemi sot në pushtetet lokale të gjitha. Kemi pra më shumë pushtet sot. Mandati i tretë do jetë shumë i lidhur me negociatat e BE. Një pjesë e administratës duhet që të shikohet. Kapacitetet europiane të Shqipërisë kërkojnë rivlerësim”, tha Majko.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

E dashuruar me Vlorën/ Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë

Mes fotove të shkrepura nga udhëtimet, dy spikasin sepse janë në Vlorë. Në një postim të saj në Instagram,...

“Mirë se vini në Sinaloan e Re!” Karteli i El Chapos hap “portat e ferrit”…

Një valë e re dhune brutale ka përfshirë kryeqytetin e Sinaloas në Meksikë, ku autoritetet zbuluan katër trupa të varur nga një urë në...

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri–Itali për pensionet/ Rama: Lehtësi për mijëra emigrantë

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur nga dita e sotme, 1 korrik 2025, zbatimi i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për...

Furgoni i miellit humb kontrollin dhe përmbyset në mes të rrugës (Detaje)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Plepa–Kombinat, i njohur ndryshe si rruga e Ndroqit. Një furgon që transportonte miell...

Ish-prokurori Karanxha: SPAK të provojë nëse karta u përdor nga Meta

Nisja me shtyrje e procesit më të rëndësishëm ndër vite në Shqipëri, e dosjes së aferës “Partizani” mund të jetë një strategji nga ana...

Lajme të tjera

Web TV