Shishe ka në dollap, në lavaman, mbi lavaman, në koshin e plehrave dhe në tavolinë. Në një tel të vendosur në mes të dhomës shikon çorape të madhësive të ndryshme dhe që janë të ndera për tu tharë. Në mes të shtëpisë është parkuar një motor mbi të cilin është hedhur një rrobë që të mos e dëmtojë kushedi se kush. Një kosh plehrash që gati pëlcet nga tejmbushja. Tre mace janë në punën e tyre dhe që qëndrojnë për qejf. Papastërtia dhe rrëmuja janë në çdo cep dhe kjo duket të jetë kthyer në normalitet. E gjithë kjo pamje është e shoqëruar me një person që ndodhet i vetëm në këtë dhomë. Në buzë burri me moshë të mesme mban një cigare të ndezur, me një dorë mban xhezvenë e kafes të vendosur të ziejë dhe dorën tjetër në xhep. Kjo është jeta e një beqari që kundrohet nga dy gra që pothuajse e përgjojnë te dritarja. Të gjitha ëkto janë në një pikturë të vetme nga piktori holandez Marius Van Dokkum, një piktor që ka rrokur zemërate shumë artdashësve me stilin shumë të veçantë të pikturave të tij. Nëse përkufizimi i pikturës është pamje me 1 mijë fjalë, veprat e Van Dokkum janë disafish më shumë se kaq. E veçanta tjetër është sensi i humorit dhe i sarkazëm që përshkruan të gjitha pikturat e tij. Ne po publikojmë sot 10 nga pikturat e tij të famshme që janë bërë virale në rrjetet sociale. Janë momente nga jeta e përditshme, kryesisht me persona të moshuar, diku që nuk kanë mundësi fizike, diku nuk njohin teknologjinë dhe diku duken sikur duan të plotësojnë ato që nuk kanë bërë në rini. Janë me po natë sens si piktura e beqarit, e sjellë në profilin e saj në facebook nga Eva Bendo. Shikojini dhe shijojini!
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H