Trajneri Daja: Skënderbeu e synon kualifikimin brenda 90-minutëshit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skënderbeu pret Bylisin sot në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, duke synuar të përmbysë atë humbje minimale të pësuar para dy javësh në Ballsh. Dhe trajneri Ilir Daja kërkon që skuadra ta kryejë këtë mision pa e çuar çështjen në kohët shtesë apo në 11-metërsha.

“Do të ishte shumë më mirë ta zgjidhnim brenda 90-minutëshit, pasi brenda 4 ditësh kemi një ndeshje tjetër dhe kontingjenti i lojtarëve është goxha i kufizuar, si pasojë e dëmtimeve të kemi patur”, – ka deklaruar ai të martën.

Dhe kryeqytetasi i stolit të korçarëve i ka të gjitha arsyet ta kërkojë një gjë të tillë. “Kontingjentin të mërkurën nuk e kemi të gjithin, duke nisur nga Meksi, që sipas të gjitha gjasave, e ka mbyllur sezonin pas atij dëmtimi që pësoi në Ballsh, – ka pohuar Daja. – Mendeke, pas skadimit të kontratës, nuk pranoi të rinovonte, por edhe i riu Vangjeli që u operua para pak ditësh, nënkuptojnë se gjithë krahun e djathtë e kemi një problem shumë të madh për ndeshjen me Bylisin. Po kështu, kemi edhe disa lojtarë në pikëpyetje dhe do të flasim me personelin tonë mjekësor.”

“Pra, për të vendosur deri në çastet e fundit para nisjes së ndeshjes së të mërkurës”, – ka shtuar 53-vjeçari, i cili sidoqoftë, nuk dorëzohet. “Unë jam natyrë optimiste, – thotë ai. – Sigurisht që nuk jam i qetë, siç do të isha po ta kisha të plotë grupin në dispozicion. Mungon një lojtar i vërtetë në sektorin e mbrojtjes dhe të mos kesh një lojtar natyral në atë rol do të thotë që do të na duhet të përdorim një nga alternativat që do të kemi nga mesfusha.” Megjithatë, si rrallëherë, duke iu referuar gjykimit, trajneri i Skënderbeut ka një shqetësim konkret.

Lexo edhe :  Zyrtare/ Mbrojtësi i Kombëtares e mbyll me klubin italian pas 4 vitesh

“Dua t’i ndaj gjërat, – thotë Daja. – Pavarësisht se jemi ekipi apo nga ekipet që luajnë futbollin më teknik dhe më të pastër, besoj që jemi nga ekipet që jemi ngarkuar më shumë me kartonë, qoftë të verdhë dhe qoftë të kuq. Ajo që do të thoja nuk është na janë dhënë 11-metërsh kundër nesh dhe na janë mohuar 11-metërsha për ne, që kanë qenë të drejta, kjo e verifikuar nga ekspertë të gjykimit pas ndeshjeve. Ajo që më shqetëson është që një gjyqtari, që të them të drejtën, ai djali, gëzon respektin për ndershmëri, për aq kohë sa ka gjykuar në ndeshjet tona.”

“Por gjatë gjithë kohës nuk ka frenuar ndërhyrjet shumë të dhunshme të kundërshtarit në dëmin tonë, – ka vijuar ai. – Dhe ky është një problem shumë shqetësues për vetë futbollistët, sepse ata me këtë zanat ushqejnë veten dhe familjen, por është problem edhe për ne trajnerët, sepse nuk gjejmë dot elementë motivues kur një gjë e tillë ndodh në vazhdimësi.

Dhe kjo nuk është një situatë e izoluar, pasi futbolli vetë ka prezencë, është një sport dyluftues, por kur kjo ndodh gjatë gjithë ndeshjes, edhe futbollistët drejtojnë sytë nga stoli, duke bërë në heshtje atë pyetjen: “Çfarë duhet të bëjmë?!”.”

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV