Akuzat ndaj Thaçit/ Ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi: Asgjë nuk është e rastësishme

Ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi, William Montgomery, ka reaguar pas aktakuzave ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai tha se publikimi i aktakuzave është një shembull tjetër i zgjerimit të hendekut në mes të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe sipas tij publikimi i aktakuzës para takimit të caktuar në Ëashington nuk është e rastësishme

“Askush nuk do të besojë se është rastësi”, ka thënë Montgomery për Tanjug.  /Ra.My./Fjala.al