Hajdari mesazh kryeministrit: Mos harroni krimet e komunizmit, burg për xhelatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama për rreth 1 orë nga foltorja e Kuvendit në lidhje me aktakuzat kundër presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit

Hajdari theksoi se fjala e kryeministrit i preku të gjithë, pohoi se para së gjithash Rama duhej të merrej me krimet ne komunizmit në Kosovë. Gjithashtu, Hajdari e krahasoi atë me diktatorin e Kubës, Fidel Kastro.

“Na preku të gjithëve, dhe për këtë nuk mund të themi asgjë. Por arsyeja se pse e mora fjalën është se zoti Rama mbajti një fjalim prej rreth një ore, më keq Fidel Castro që bën gjera makabre.

Atë që nuk përmendet në këtë sallë. Hipokrizia në këtë Kuvend nuk është faj vetëm i Ramës, por i çdo kryeministri. Nuk mund të flitet për Kosovën, pa folur për viktimat e komunizmit. Nuk mund të flitet për atë qindra mijëra vetë, mes tyre fëmijë.

Më vjen keq që nuk i kemi gjetur ata xhelatë dhe t’i fusim në burgje. Ne ia kemi bërë gjëmën këtij vendi. Të njëjtën gjë qe i ka bërë Serbia Kosovës. ndaj mos t’ju vijë keqa zotërinj deputetë, ta shohim të shkuarën tonë ashtu siç është dhe mos të kemi turp dhe ti themi disa të vërteta.”, tha Hajdari.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Lajme të tjera

Web TV