Dialogu Kosovë-Serbi, Bytyçi: Tërheqja e Rusisë e dyshimtë, Beogradi po shfrytëzon kontradiktat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti dhe njohës i çështjeve të rajonit,  Enver Bytyçi komentoi zhvillimet më të fundit në Kosovë, ku ndër të tjera theksoi se tërheqja e Rusisë në një situatë të tillë është e dyshimtë.

“Futja në lojë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mos reagimi i Rusisë për ndikimin e SHBA-ve, për mua, është diçka e dyshimtë. Rusët kanë qenë të vendosur se nëse janë amerikanët të pranishëm, do të jenë edhe ata do të jenë të pranishëm. Tërheqja në këtë moment e tyre ka një prapavijë, por secila është nuk mund ta them dhe nuk mund ta shpjegoj”, u shpreh Bytyçi në A2.

Më tej, Bytyçi vlerësoi diplomacinë e Beogradit, duke theksuar se ajo po synon të shfrytëzojë kontradiktat mes Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të BE-së.

“Serbia rri urtë, por ka një diplomaci shumë të shkathët, për ta pasur zili. Ata synojnë të shfrytëzojnë kontradiktat mes SHBA-ve dhe disa vendeve të BE-së në të mirë të saj, ndërsa Thaçi dhe një pjesë e mirë e politikës në Prishtinë dhe në Tiranë ka bërë të kundërtën.  Vuçiç është shumë i kujdesshëm kur flet për vende të BE-së dhe SHBA-në. Kosova duhet të mësojë nga diplomacia e Serbisë”, u shpreh Bytyçi.

La.mi/Fjala.al

Të fundit

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

“Ecim”, thotë Rama! Lirohen hapësirat publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të reja të aksionit, kësaj radhe...

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një...

Kush do jetë lideri i ri i Bayern? Emrin e gjen Thomas Muller

Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim. Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen...

Lajme të tjera

Web TV