Humbin jetët nga Covid-19 dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë humbur jetët në 24 orët e fundit nga koronavirus në vendin tonë. Ky lajm u bë publik nga Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të situatës ditën e sotme.

Një nga viktimat është një 59-vjeçare nga Lushnja, ndërsa viktima e dytë është një 77-vjeçar nga Vlora.

Gruaja vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa 77-vjeçari nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë

“Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.

Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, u shpreh Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Rënia e eksporteve/Materialet e ndërtimit më të prekurat prej rënies së Euros

Tregtia e jashtme nuk është në ditët më të mira. Shifrat e dhjetorit tregojnë se produktet shqiptare arritën vlerën e 26 miliardë lekëve apo 31.7%...

Kancelari gjerman: Elon Musk është një rrezik për demokracinë në Europë

Miqësia e miliarderit të teknologjisë Elon Musk me të djathtën ekstreme "rrezikon" demokracinë në Europë. Kështu u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili...

Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge Jr., ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë për mikpritjen e familjes nga Gaza dhe të vogëlushit 1-vjeçar...

Lajme të tjera

Web TV