Gjenden dy pistoleta pranë spitalit privat ku u mjekua Eduart Lamaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit e pastrimit të gjelbërimit kanë gjetur këtë të shtunë dy pistoleta, në rrugën “Pjetër Budi”.

Burime për “Fjala.al” bënë me dije se armët janë gjetur pranë spitalit privat, ku merrte mjekim Eduart Lamaj para arrestimit.

Lamaj akuzohet si autori kryesor i ekzekutimit të dy biznesmenëve në Laç, Paulin Gjergji Marku si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani).

Armët dyshohet se janë fshehur nga Lamaj dhe pas sekuestrimit kanë kaluar në laboratorin shkencor për analizim të gjurmëve.

Eduart Lamaj mbeti i plagosur nga atentati dhe disa ditë pas ngjarjes pas rëndimit të gjendjes shëndetësore ka shkuar për t’u mjekuar te spitali privat ilegalisht.

Dy mjekët që e operuan Viktor Marku dhe Besim Lama u arrestuan dhe ndodhen në burg për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së vërtetës.

Ndërkohë që në kërkim për atentatin janë 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), personazh i njohur për drejtësinë, 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola, djali i një efektivi policie./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Lajmin...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Lajme të tjera

Web TV