Lushnja mposht Pogradecin, mban gjallë shpresat për në Superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lushnja ka vuajtur, por ia ka dalë të marrë një fitore 3-2 në fushën e vet ndaj Pogradecit, në takimin e luajtur të dielën në mbrëmje dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport. Në fakt, përballja e luajtur në Stadiumin “Roza Haxhiu” pa praninë e tifozëve, ka nisur e luftuar, me raste të mira nga të dyja skuadrat.

Sidoqoftë, kanë qenë vendasit ata që kanë kaluar të parët në epërsi pas 21 minutash lojë, kur kapiteni Mikel Canka rrotullohet në kufijtë e zonës dhe godet mjeshtërisht, duke mposhtur portierin mik dhe duke përshëndetur rrjetën. Pogradeci nuk do të pajtohet me golin e pësuar dhe do ta hedhë vështrimin drejt portës kundërshtare dhe, në minutën e 28-të, Shkulaku i ka të gjitha mundësitë, por goditja e tij gjen shtyllën e majtë të portës lushnjare. Dhe rregulli i pashkruar i futbollit, që po nuk shënove, do të pësosh, e godet menjëherë Pogradecin, pasi Lushnja gjen golin dytë.

Pogradeci prapë nuk do të dorëzohet dhe do të vazhdojë të sulmojë e do ta gjejë më në fund golin, pak minuta më pas, ndonëse për ta quajtur atë të vlefshëm, u deshën dy minuta. Çerekora e mbetur nuk do të sjellë gola të tjerë dhe pjesa e parë do të mbyllet me shifrat 2-1 në favor të lushnjarëve. Pjesa e dytë do të sjellë edhe dy gola të tjerë dhe fillimisht është Pogradeci që barazon shifrat në mënyrë të pazakontë. Por 10 minuta para fundit, Canka do të fitojë me zgjuarsi një 11-metërsh, të cilin do ta kthejë vetë në gol.

Lushnja fiton 3-2 dhe mban gjallë shpresat për vendin në “play-off”-in për ngjitjen në Kategorinë Superiore, teksa ngjitet në vendin e dytë të renditjes së grupit B, me 41 pikë, dy më tepër sesa Lushnja, por plot 5 pikë pas Apolonisë kryesuese, që të dielën mposhti Besën me shifrat e pazakonta 8-5. Ndërkaq, në grupin e Veriut, me barazimi 2-2 të marrë në Shijak të dielën ndaj Erzenit, Kastrioti e ka siguruar që tani edhe matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore. Në takimin tjetër të grupit A, Korabi ka shtangur Besëlidhjen, duke fituar në Lezhë me rezultatin 3-2.

Lexo edhe :  "Futbolli do të të kujtojë gjithmonë", fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

Lajme të tjera

Web TV