Ish-të përndjekurit e ish-pronarë marrin 5. 5 miliardë lekë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- të përndjekurit dhe ish-pronarët po presin prej 29 vitesh të marrin dëmshpërblimin për vitet e burgut dhe kompensimin për pronën e konfiskuar në 1945.  Qeveria ka përgjysmuar buxhetin për kompensimin e ish-të përndjekurve edhe pse nuk shlyer ende as gjysma e detyrimit për kategorinë jo parësore. Fondi i përcaktuar për ish-të përndjekurit në masën 1 miliard lekë. Ndërsa fondi i përcaktuar për ish-pronarët në masën 4.5 miliard lekë, edhe presin të marrin paratë mbi 23 mijë ish-pronarë.

Ish-të përndjekurit

I dënuari ose familjarët e viktimave të dënuara, të ekzekutuara apo të pushkatuara, për të përfituar dëmshpërblim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

a) të jetë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim dhe dëbim apo të jetë izoluar në hetuesi ose në një institucion mjekësor psikiatrik, për shkak të një vendimi gjykate të formës së prerë, të një akti administrativ apo të urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991;

b) heqja e lirisë, izolimi në hetuesi apo në një institucion mjekësor psikiatrik, me vendim gjyqësor të formës së prerë apo me urdhër të hetuesisë, të jetë për shkak të një vepre penale politike, siç përcaktohet në nenin 5 të këtij ligji;

c) të ketë kryer ose të ketë vuajtur dënim penal të padrejtë plotësisht ose pjesërisht;

ç) të kenë fituar pafajësinë, sipas ligjit nr. 7541, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar;

d) sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 01.10.1991.

Lexo edhe :  “Zgjedhjet ishin të konkurueshme”/ Flet analisti: Polarizimi e ka emrin Sali Berisha

Ish-pronarët

  1. Rregullimin dhe shpërblimin e drejtë të çështjeve të së drejtës së pronësisë që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet ose konfiskimet, në përputhje me nenin 41 të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore;
  2. Krijimin dhe administrimin e Fondit të Kompensimit, që do të shërbejë për kompensimin e pronave;
  3. Përcaktimin e procedurave për trajtimin e pronës e përfundimin e procesit të kompensimit të pronave, si dhe të organeve administrative të ngarkuara për realizimin e tyre.

Fondi i Kompensimit të pronave është një fond i vënë në dispozicion të kompensimit të vendimeve  përfundimtare për kompensim, sipas përcaktimeve të këtij ligji, i cili përbëhet nga:

  1. Fondi Financiar i Kompensimit;
  2. Fondi i tokës.
  3. Fondi i Kompensimit është i paprekshëm.

Asnjë organ administrativ apo gjyqësor nuk mund të disponojë mbi këtë fond, përveç subjekteve të parashikuara në këtë ligj për administrimin e tij.

Të fundit

Rusia: 122 të plagosur dhe 7 të vrarë në sulmet ndaj dy urave

Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse...

E pafalshme! Klubi francez gaboi me dëmtimin e Zhegrovës, i sjell pasoja

Doktorët e Lille trajtuan keq rastin Zhegrova dhe dëmtimin e tij duke gabuar gjithçka në periudhën e riaftësimit. E pafalshme për një klub të...

Një qytetar i Tiranës nuk mund të bëhet kurrë lider! Dueli Alimehmeti-Berisha nuk ia vlen

ENDRI KAJSIU - Së fundmi, Doktor Alimehmeti ka kërkuar në Kolegjin Zgjedhor rinumërimin e votave në Tiranë – pa konsultim me Partinë Demokratike dhe...

U krye! Qeveria miraton programin për profesionistët e rinj

Këshilli i Ministrave miratoi sot programin kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike për profesionistë të rinj, me qëllim përfitimin...

Paralajmërimi: Prisni pak dhe shihni ç’do ndodhë me fatin e Partisë Demokratike

SPARTAK NGJELA - Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse...

Lajme të tjera

Web TV