Spartak Ngjela posaçërisht për “FJALA”: Çështja ‘Kosova’, politika amerikane dhe lënia në hije e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Që në fillim duhet të pranojmë se një pyetje e tillë si “lobim antishqiptar” nuk ka lidhje me çështjen. Pyetjet që ngrihen këtu janë këto: 1- Pse është ngritur Gjykata Speciale për krimet që mund të ketë kryer UÇK-ja në Kosovë? 2- Kur është bërë denoncimi pranë Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundër Hashim Thaçit? 3- Pse një pjesë e madhe e elitës kosovare ka dyshuar për ndërrimet e territoreve në bisedimet Thaçi – Vuçiç? 4- Për ç’arsye Aleksandër Vuçiç, si president i Serbisë, ndjeu pezmatim për akuzën e ngritur kundër Thaçit? 5- A ka mundësi që akuzatori të mërzitet për të akuzuarin e tij?

Këto janë pyetjet të cilat ngrihen për këtë çështje dhe kuptohet se të gjitha e kanë përgjigjen brenda tyre. Ajo që duhet theksuar që në fillim është fakti se akuza kundër Hashim Thaçit nuk është ngritur tani, por ka shumë muaj që është depozituar.

Faktin që denoncimi kundër Thaçit për krime lufte mori fuqi juridike në këto momente, nuk mund ta përjashtojmë dot si pa lidhje me takimin e datës 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë, të të dy delegacioneve: delegacionit shqiptar të Kosovës, dhe delegacionit serb të Serbisë.

Deri tani, askush nuk e di skemën amerikane të marrëveshjes, e cila në substancë duhej të ishte një marrëveshje paqjeje midis Serbisë dhe Kosovës, në funksion të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ka një rregull në të drejtën ndërkombëtare dhe në politikën që shoqëron këtë të drejtë, gjithmonë sipas precedentëve të luftës midis shteteve.

Në funksion të kësaj ecurie tradicionale, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, në një kohë që Kosova është shkëputur si territor nga shteti serb, gjendja e luftës për rimarrjen e territorit mbetet aktuale dhe krijon tension shqetësimi në arenën ndërkombëtare.

Duke iu përmbajtur kësaj tradite të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe luftërave ndërshtetërore, na duhet të theksojmë se politika amerikane doli me mendimin që kjo marrëveshje paqjeje midis Serbisë dhe Kosovës, do të nënshkruhej.

Menjëherë pas kësaj filluan dyshimet, të cilat ranë të gjitha mbi Hashim Thaçin si president i Kosovës, brenda dyshimit se marrëveshja do të nënshkruhej me shkëmbim territoresh.

Analitika elitare dhe nacionale e Kosovës ishte pezmatuar, sepse mendohej që pavarësia e Kosovës do të garantohej duke dhënë Mitrovicën; veriun ultra të pasur, jo vetëm të Kosovës, por, të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Veç këtij opsioni, i cili shfaqej si shqetësim i patriotizmit të lartë intelektual të Kosovës, u shfaq edhe opsioni i blerjes nga Uashingtoni të pavarësisë së Kosovës; duke paguar 10 miliardë euro për Serbinë, dhe 7 miliardë euro për Kosovën.

Lexo edhe :  Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama ndan fotot: Ditë afrimi me Evropën

Mendimi ishte që, me këtë mbështetje financiare do të fillonin të krijoheshin zonat e përbashkëta ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës, si hap i parë drejt një shtensionimi për konfliktin ushtarak Serbi – Kosovë.

Na duhet të theksojmë se të dyja këto opsione nuk kanë më vlerë diskutimi, por nga fuqia e tyre bindëse që mund të kenë, apo nga faktet e dyshuara që kanë qarkulluar, mund të nxjerrim konkluzionin se Prokuroria Speciale pranë Gjykatës së Hagës e ka shpejtuar procesin, duke menduar se zgjidhja amerikane mund të krijonte një konflikt më të fuqishëm.

Në këtë çast të analizës sonë, na duhet të kujtojmë se e gjithë politika e Bashkimit Evropian, dhe sidomos Berlini politik, e ka konsideruar shkëmbimin e territoreve si një casus beli (shkak lufte), sepse lëshimi i Mitrovicës ka histori shumë të gjatë në konfliktet ndëretnike në Ballkanin Perëndimor.

Pikërisht këtu lind një pyetje: eliminimi i Hashim Thaçit nga drejtimi i delegacionit shqiptar në Uashington, është pozitiv në lidhje me historinë e Shqipërisë së ardhshme, apo është negativ? Uashington Post, në artikullin e vet, u shpreh se: “politika amerikane gaboi që e la në hije politikën e Bashkimit Evropian, në funksion të Kosovës së ardhshme”; dhe ka mundësi që kjo mund të jetë “thembra e Akilit” në analizën politike të këtij fakti që po analizojmë.

E themi këtë, sepse vetë politika evropiane, sidomos ajo gjermane, e ka shprehur hapur që, ndërrimi i territoreve dhe dhënia e Mitrovicës është gjendje lufte. Ne kemi përshtypjen që shkëmbimi i territoreve në këtë formë nuk mund të ndodhte në Uashington, sepse politika amerikane ishte shprehur se: “nuk ka ndërrim territoresh”, por, atëherë, pse nuk u thirr në bisedime Brukseli, në një kohë që gjithë ngërçi dhe perspektiva e Kosovës është pranimi ynë në Bashkimin Evropian? Mendojmë se ky është shqetësimi i Uashington Postit, më tepër sesa shkëmbimi i territoreve.

Por, ajo që bën përshtypje në këto momente është: çfarë ka kryeministri shqiptar që për një akuzë normale që i është bërë presidentit të Kosovës ngre alarmin sikur i është bërë kjo akuzë nga ndonjë institucion juridik fashist?!

Më e predispozuar për të thënë diçka rreth akuzës, duhej të ishte politika amerikane, por ajo hesht dhe e konsideroi të mirëqenë. Po kryeministri shqiptar nuk e kupton që bota moderne perëndimore nuk e cek kurrë akuzën që vijon nga një pushtet gjyqësor, i kontrolluar dhe i drejtë imtësisht?

Për të gjitha këto, nuk mund të nxjerrim konkluzione të tjera, por duhet të presim se si do të precipitojnë ngjarjet, në funksion të takimit të Uashingtonit midis delegacionit shqiptar të Kosovës dhe delegacionit serb të Serbisë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Me kitare në dorë, Parashqevi Simaku i dedikon këngë Elton Ilirjanit: Ti je dielli im…

Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku shfaqet këngëtarja Parashqevi Simaku duke kënduar...

Protestat masive në Beograd, Vuçiç: Janë të paguara nga Perëndimi

Protestat e organizuara në Beograd janë të paguara nga Perëndimi. Ky ka qenë reagimi i parë i presidentit serb Aleksandër Vuçiç pasi dhjetëra mijëra...

Mbi Vendimin e Gjykatës së Berlinit që vlerësoi të papërdorshme të dhënat e EncroChat

Nga Guri Brahimllari  Në datën 19 Dhjetor 2024,  Dhoma e 25-të Penale e Gjykatës Rajonale të Berlinit, ka përfudnuar shqyrtimin e çështjes 525 KLs 8/22,...

Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia

Babagjyshët në Venecia u shfaqën në Kanalin e madh të Venecias këtë vit, duke sjellë gëzimin e festës së këtij viti në mënyrë mjaft...

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe pranë selisë

Mediat mesojne se si do jetë shpërndarja e Kryesisë së PD dhe deputetëve sot në 5 pikat e protestës në Tiranë. Ashtu si protestën e...

Lajme të tjera

Web TV