Elbasan/Ndalohet “Porsche” me 35 mijë paund të padeklaruara, shoqërohet drejtuesi

Gjatë një kontrolli rutinë në një automjet tip “Porsche Cayenne” në hyrje të autostradës së Elbasanit policia në orët e vona të mbrëmjes së të hënës gjeti dhe sekuestroi në kroskot 35 mijë paund të padeklaruara.

Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti  rezulton të jetë në pronësi të një personi të identifikuar si Algert Lloçi, banues në kryeqytet.

Drejtuesi i automjetit me targa AA  666 YL është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia për të hedhur mëp shumë dritë mbi sasinë e parave të sekuestruara.

Aktualisht  po  punohet për të mësuar origjinën dhe destinacionin e parave të cilat dyshohet se mund të jenë siguruar në mënyrë të paligjshme./Bl.Ba/Fjala.al